You are here: HomeVideoAutoJ.M.Brabazon, superautomobili i ri

J.M.Brabazon, superautomobili i ri

Thursday, 18 July 2013 14:01

Kompania me emrin shumë simpatik "Minerva" i publikoi detajet e para për superautomobilin i cili do të arrijë së shpejti, për atë J.M.Brabazon. Modeli e ka marrë emrin sipas ngasësit britanik të garave automobilistike, ndërsa është i pajisur me karrocerinë nga karboni dhe nga shasia me fibra të karbonit. Stili i veturës nuk ndryshon shumë nga shumica e superautomobilave të ditëve të sotme, por atë e veçojnë maska interesante e përparme, LED dritat dhe allu-fellnet atraktive me 19, përkatësisht 20 inç, ndërsa këtu është edhe pjesa e pasme në të cilën janë të vendosura tubat e dyfishtë për hedhjen jashtë të gazrave dhe difuseri sportiv.

 

Për futjen në lëvizje të kësaj makine është përgjegjës motori V12 bi-turbo i pajisur me elektromotorë i cili do të vë në lëvizje rrotat e përparme. Detajet të tjera për këtë makinë momentalisht nuk ka, por pritet që automobili në fjalë të posedojë ndërruesin shumë të mirë shpejtësive, sistemin për regjenerimin e frenimit dhe sistemin inteligjent për kontrollimin e vendosjes dhe lëvizjes së drejtë të makinës, dhe e cila ofron disa mënyra të punës: economy, normal, sport, race dhe safe. Nëse e tëra shkon sipas planit, kjo "bishë" pritet ta ketë shpejtësinë maksimale prej 400 km/h. Por, kjo nuk është risia e vetme që kjo kompani do ta sjell sivjet, pasi që sipas disa burimeve ajo është duke përgatitur edhe disa novitete.

Lini nje koment

Te fundit nga Video