You are here: HomeVideoAutoFiat 500L Living, modeli i ri

Fiat 500L Living, modeli i ri

Wednesday, 10 July 2013 14:11

Kompania e njohur "Fiat" i paraqiti fotografitë e para zyrtare të Fiat 500L Living, modelit të ri i cili premierën e tij zyrtare do ta ketë në muajin korrik, në shtatë-vjetorin e themelimit të familjes së modelit 500. Anëtari i ri i familjes së Fiat 500 është një automobil i përkryer për qytet, është kompakt si automobil i madhësisë mesatare, i rehatshëm dhe i qëndrueshëm si karavani apo limuzina nga segmenti C me hapësirën dhe shkathtësinë e makinës MPV.

 

Katër motorë

Me edhe një radhë shtesë të ulëseve, të tretën, automobili i ri është makina më kompakte MPV me 5+2 ndenjëse në segmentin e tij. Është i gjatë 435 cm, 178 cm i gjerë dhe 167 cm i lartë. Përkrah kësaj, edhe përkundër që është 20 cm më i shkurtë se karavani nga C segmenti, Fiat 500L Living siguron vlera të mëdha sa i përket rehatisë, hapësirës dhe bartjes, që është dëshmuar me hapësirën e bagazhit prej 638 dm3. Me rastin e lansimit të modelit, Fiat 500L Living do të pajiset me motorë me benzinë, atë 1.416 V me 95 kuaj fuqi dhe me motorin 0.9 TwinAir Turbo me 105 kuaj fuqi, si dhe me dy motorë turbo me naftë, atë 6 MultiJet II me 105 kuaj fuqi dhe me motorin 1.3 MultiJet II me 85 KF, ndërsa ky i fundit vjen me sistemin automatik të transmetimit të forcës.

Risi të shumta

Kjo linjë përfshin edhe dy konfigurime ("Pop Star" dhe "Lounge"), te dyja me 5 dhe 7 ulëse, 19 ngjyra të karrocerisë (duke përfshirë edhe 11 kombinime me dy nuanca) dhe 6 sete të pajisjeve të brendi, 15 lloje të ndryshme të allu-fellneve e shumë e shumë gjëra të tjera.

Modelet e para të kësaj veture do të gjenden në treg pra në muajin korrik së pari në Itali, dhe pastaj do të paraqiten edhe në vendet tjera në Evropë. Karakteristikat tjera dhe sa do të kushtojë ky model ende nuk janë bërë të ditura, por pritet që kjo të mësohet në ditët në vazhdim. Në fund duhet cekur se ky nuk është modeli i vetëm që do të arrijë gjatë këtij viti nga "Fiat", pasi që sipas burimeve të afërta me këtë kompani deri në fund të vitit do të paraqiten edhe së paku dy modele të reja.

Lini nje koment

Te fundit nga Video