You are here: HomeTeknologjiTelefoniiPhone 6 vjen seshpejti me dy madhesi dhe shume i holle !

iPhone 6 vjen seshpejti me dy madhesi dhe shume i holle ! Zgjedhur

Publikuar ne Telefoni Thursday, 17 April 2014 14:15

Ndryshime të mëdha priten nga telefoni i ri i mençur i Apple, iPhone 6 i cili zyrtarisht duhet të prezantohet këtë vjeshtë. Sipas informacioneve, në treg i pari do të prezantohet telefoni me diagonale prej 4,7 inçësh, ndërsa pas tij edhe versioni me ekran më të madh prej 5,5 inçësh, shkruan Business Insider.

 

Telefoni i ri do të ketë ekran më të madh, pasi kompania ka llogaritur se telefonat me dimensione më të mëdha kanë shitje më të mirë.

Versioni më i vogël do të ketë rezolucion prej 1.334x750 pikselëve, ndërsa modeli prej 5,5 inçësh do të ketë rezolucion prej 1.920x1.080 pikselë.Telefoni duhet të jetë më i hollë për 10 deri 20%, gjegjësisht do të ketë trashësi prej vetëm 6,5 dhe 7 milimetra. Butoni për kyçje mund të jetë i zhvendosur anash telefonit për një përdorim më të lehtë.

Spekulimet thonë se telefoni i ri i Apple do të ketë edhe NFC opsion i cili veç më është i pranishëm tek pajisjet e konkurrentëve, ndërsa Apple deri tani nuk e ka aplikuar në pajisjet e tyre.

Lini nje koment