You are here: HomeTeknologjiTelefoniKujdes! iOS 7.1 Mund te shkaterroje baterine e iphone

Kujdes! iOS 7.1 Mund te shkaterroje baterine e iphone Zgjedhur

Publikuar ne Telefoni Friday, 21 March 2014 10:11

Prioritetet në teknologjinë e smartphone është ti zgjasin jetën baterisë. Por sot lista e e ankesave për jetën e dobët të baterisë sa vjen e zgjatet. Imagjinoni sa mërziten njerëzit që përdorin iPhone kur sapo kryejnë një software me qëllim zgjatjen e jetës së baterisë, zbulojnë se po shkatërrojë telefonin e tyre. Kështu ankesa e fundit bëhet kundrejt update së fundit të Apple, iOS 7, që është lancuar të hënën.

 

Përdoruesit e iPhone kanë bërë një sërë ankesash në murin e Twitter si dhe në Forumin e Apple Community rreth procesit të update më të madh që Apple ofron për sistemin e iPhone dhe iPads. Software i ri duket se shkakton ulje të jetëgjatësisë së baterisë, bluetooth të dobët dhe probleme të tjera spontane në aparat. Por shumica qahen vetëm për shkatërrimin e baterisë. ArsTechnica kreu disa teste dhe vërtetoi se jeta e baterisë ulej pikërisht nga iOS 7.1. Sipas Yahoo Tech, disa persona bëjnë të ditur se duke instaluar software imunes ndihmon për të zgjidhur disa cështje. Por deri tani, një zgjidhje e qartë ende nuk është dhënë. iOS 7.1 deri tani është downliduar në 26 përqind të Apple që prej së hënës kur është lancuar. Vetë kompania Apple nuk ka bërë asnjë koment lidhur me këtë problem.

Lini nje koment