You are here: HomeTeknologjiTelefoniApple blen Topsy Labs për ta monitoruar Twitterin

Apple blen Topsy Labs për ta monitoruar Twitterin

Publikuar ne Telefoni Thursday, 05 December 2013 09:21

Apple ka blerë Topsy Labs, një firmë kjo që përdorë të dhënat nga Twitter për të monitoruar ndjenjat e konsumatorëve, për një shumë prej rreth 200 milionë dollarësh. Topsy ka krijuar një data-bazë prej mbi 400 miliardë cicërimash që nga lansimi i Twitter dhe është një prej kompanive të pakta që ka qasje në të gjithë rrjedhën e të dhënave të saja. Gjiganti i teknologjisë do të jenë në gjendje që të përdorë databazën në fjalë për të zbuluar se çfarë është interesante dhe çfarë nuk është nëpër mediat sociale.

 

Apple nuk ka dashur që të flas në lidhje me motivet e kësaj blerjeje, apo edhe shumën të cilën e ka paguar për të, por Wall Street Journal ka thënë se kjo shumë kap vlerën prej rreth 200 milionë dollarësh. "Apple blen kompani të vogla teknologjike kohë pas kohe dhe ne në përgjithësi nuk i diskutojmë qëllimet tona", ka thënë një zëdhënës si kompanisë.

Topsy mund të identifikojë se kush ka ndikim në Twitter, çfarë është në trend dhe cili është ndikimi i fushatave të Twitterit.

Lini nje koment