You are here: HomeTeknologjiTelefoniApple pritet te paraqes versionin e fundit te iPad-it

Apple pritet te paraqes versionin e fundit te iPad-it

Publikuar ne Telefoni Tuesday, 22 October 2013 10:31

Kompania gjigante Apple pritet që sot ta paraqes verzionin e fundit të tabletit të saj të popullarizuar, iPad. Për sot në San Francisko, kompania Apple ka paralajmëruar një ngjarje, por e ka mbajtur sekretin e zakonshëm duke mos e shpallur përbërjen e zhvillimit të sotëm.

Megjithatlë, ekspertët kanë theksuar se është bërë pothuajse një vit prej se verzioni i fundit iPad doli në shitje. Persona brenda industrisë thonë se gjenerata e re, e pesta me radhë, do të jetë më e hollë dhe më e lehtë se iPad-at e mëparshëm. Në tabletat e ri ndoshta mund të përfshihet edhe senzori biometrik dhe teknologjia e njohjes së gjurmës së gishtit, ashtu siç është vepruar në iPhone 5S. Kompania ndoshta do ta zbuloj edhe laptopin e ri MacBook, gjatë ngjarjes së sotme. 

Lini nje koment