You are here: HomeTeknologjiTelefoniSamsung Galaxy Round

Samsung Galaxy Round

Publikuar ne Telefoni Sunday, 13 October 2013 14:34

Samsung më në fund e ka prezantuar pajisjen e paralajmëruar një kohë të gjatë me ekran të lakuar. Nga ajo që mund të shihet nga fotot e prezantuara, Galaxy Round është një pajisje me një lakesë së butë në gjerësi. Përparësia e një ekrani të konceptuar në këtë mënyrë, ka të bëj me luhatjen nëpër sipërfaqen e rrafshët, me çka fitohet efekti i luhatjes, e cila mund të rezultojë me incizimin e disa aplikacioneve apo opsioneve. Galaxy Round si për nga koncepti, ashtu edhe për nga funksionet plotësisht dallon nga modeli koncept Youm, i prezantuar në fillim të vitit, por si duket, për ndonjë dobi konkrete nga ekranet fleksibile duhet pritur edhe ca kohë. Duhet pritur se çfarë po përgatit LG, i cili gjithashtu ka paralajmëruar lansimin e pajisjes me ekran të lakuar. Sa i përket opsioneve tjera, Samsung Galaxy Round ka gati të njëjtat specifika si Galaxy Note 3. Pra ekran 5.7 inç 1080p Super AMOLED, procesor Snapdragon 800 me takt pune 2.3 GHz, 3 GB RAM dhe kamerë 13 MP. Kapaciteti i baterisë është zvogëluar paksa dhe tani është 2800 mAh. Dimensionet e pajisjes janë 151.1 x 79.6 x 7.9 mm, ndërsa pesha është 154 gram. Sistemi i tij operues është Android 4.3 Jelly Bean, derisa çmimi 1014 dollarë.

 

Procesori: Snapdragon 800 2.3 GHz
Memoria: 3GB
Audio: Wi-Fi, Bluetooth 4.0
Kamera: 13 MP

Galaxy Round si për nga koncepti, ashtu edhe për nga funksionet plotësisht dallon nga modeli koncept Youm, i prezantuar në fillim të vitit

Sa i përket opsioneve tjera, Samsung Galaxy Round ka gati të njëjtat specifika si Galaxy Note 3

Ka ekran 5.7 inç 1080p Super AMOLED, procesorin Snapdragon 800 me takt pune 2.3 GHz, 3 GB RAM dhe kamerë 13 MP

Lini nje koment