You are here: HomeTeknologjiTelefoniSa perdoren aplikacionet mobile

Sa perdoren aplikacionet mobile

Publikuar ne Telefoni Monday, 26 August 2013 10:07

Secili prej nesh ka nјë listë të gjatë aplikacionesh të cilat i përdor çdo ditë në telefon. Mësoni se kush janë përdoruesit më të mëdhenj. Në infografikun e mëposhtëm do të eksplorojmë numrin e njerëzve në gjithë botën që përdorin aplikacionet mobile si dhe kapacitetin se ku i përdorin ato.

 

Të dhënat vijnë nga Portio Research dhe i përkasin muajit mars 2013. Sipas kërkimeve të firmës, deri në fund të vitit 2012 mbi 1.2 miliardë njerëz përdornin aplikacionet mobile. Analistët parashikojnë se norma e rritjes do të jetë 29.8% vit pas viti për të arritur në 4.4 miliardë përdorues deri në fund të vitit 2017. Një pjesë e madhe e kësaj rritjeje do të vijë nga Azia, e cila do të përbëjë rreth gjysmën e popullsisë së botës në 2017-n. Sipas të dhënave të mbledhura deri në shkurt të këtij viti nga ITU, në botë ka 6.8 miliardë abonime, çka do të thotë se 17% e njerëzve përdorin aplikacione mobile.

 

Shkarkimet e aplikacioneve:

Në vitin 2012 u shkarkuan 40.6 miliardë aplikacione mobile pa pagesë dhe 5 miliardë me pagesë. Në total ato përbëjnë 45.6 miliardë aplikacione. Sipas parashikimeve të analistëve, në vitin 2016 do të kemi këto shifra: 287.9 miliardë aplikacione mobile të shkarkuara pa pagesë, 21.7 miliardë me pagesë dhe në total bëhet fjalë për 309.6 miliardë aplikacione të shkarkuara. Në total gjatë këtij viti priten të shkarkohen rreth 56 miliardë aplikacione.

Aktualisht, tregu në bazë të sistemeve operative është si më poshtë:

* 18% i përket Apple

* 76% Android

* 3% Windows Phone

* 3% BlackBerry

Lini nje koment