You are here: HomeTeknologjiShkenceAlarmi i cili do t'iu zgjoje me siguri ne mengjes !

Alarmi i cili do t'iu zgjoje me siguri ne mengjes !

Publikuar ne Shkence Wednesday, 13 November 2013 11:20

Në ditët e tilla me vranësira e shi, zgjimi në mëngjes mund të bëhet me të vërtetë i mundimshëm. Alarmi i thjeshtë nga telefoni juaj nuk është i mjaftueshëm për të ju zgjuar. Por ky model i alarmit i cili ka filluar të prodhohet së fundmi, premton se do të ju ngrejë nga shtrati. ALARMclock ka retro LED animacion i cili mund të programohet, që çdo mëngjes të ju pret me informacionin që do të ju zgjojë. Prodhuesi i tij thotë se alarmi mund të jep porosi motivuese për statusin financiar, për numrin e miqve më Facebook, apo edhe për jetëgjatësinë e pronarit të alarmit.

 

Që të funksionojë është e nevojshme të ketë internet konektim që të lidhet me kompjuterin tuaj apo me ndonjë nga pajisjet e mençura.

Dizajnerët kanë marrë përkrahje për këtë ide përmes Kickstarter, ndërsa për atë se sa është interesante kjo ide, flet fakti se në 18 ditët para kalimit të afatit për mbledhjen e donacioneve, ata kanë dyfish më shumë se sa shuma për të cilën kanë shpresuar.

Lini nje koment