You are here: HomeTeknologjiShkenceLiving Wallet: Portofoli qe ndalon harxhimin e parave

Living Wallet: Portofoli qe ndalon harxhimin e parave

Publikuar ne Shkence Monday, 04 November 2013 15:08

Si duket një kompani japoneze ka gjetur mënyrën e duhur se sit ë ndalojë harxhimin e tepërt të parave, zgjidhja fshihet tek portofoli i quajtur "Living Wallet". Edhe pse në shikim të parë Living Wallet duket si edhe portofolat e tjera, në fakt dallohet pasi është krijuar që të ndalojë pronarët të harxhojnë para tepër. Living Wallet lidhet me aplikacionin Ziam i cili është përshtatshëm me iPhone, iPad apo pajisje të tjera që shfrytëzojnë sistemin Android.

 

Portofoli ka dy module, njëri për kursim e tjetri për harxhim parash. Në modulin e parë portofoli luan disa trike që do të mund të ju ndihmonin të kurseni para duke ikur me rrotat e vogla. Nëse e kapni, nga ai do të dëgjohen fjali të tipit "Mos më prek! Ndihmë!".Nëse edhe kjo nuk ju ndalon të harxhoni para, përmes aplikacionit në telefonin celular do t'i paraqitet nënës tuaj apo do të dërgojë mail, shkruan "Mashable". Nëse llogaria juaj bankare është solide, portofoli mund të kalojë në modulin e harxhimit të parave, atëherë dëgjohet muzikë nga Betoveni. Tani për tani nuk dihet se kur do të del në shitje dhe sa do të kushtojë, por ideja e japonezëve nuk duket edhe aq e keqe.

Lini nje koment