You are here: HomeTeknologjiShkenceGoogle Reader ne harrese, ja kush e zevendeson

Google Reader ne harrese, ja kush e zevendeson

Publikuar ne Shkence Wednesday, 10 July 2013 13:36

Google Reader do të mbyllet më 1 korrik, sepse Google ka thënë se ka pasur rënie në përdorim të shërbimit, si dhe për shkak të strategjisë së kompanisë që t'i grupojë shërbimet e saj në sasi më të vogla.Disa nga opsionet e rekomanduara janë të listuara më poshtë. Feedly - Deri më sot, opsioni më i mirë i Google Reader mbetet Feedly. Aplikacioni i këtij shërbimi është shumë fleksibil, duke u mundësuar përdoruesve të zgjedhin në mes të opsionit të dukjes i cili ngjan me Google Reader, apo të zgjedhin opsionin i cili më shumë i ngjan shfletimit të një reviste.

 

The Old reader – Vlen kryesisht për përdoruesit të cilët e duan thjeshtësinë. The Old Reader është shërbim shumë i mirë. Dizani i këtij opsioni është shumë i ngjashëm me Google Reader, ndërsa përdorimi i tij është shumë i lehtë. Flipboard – Aplikacioni i famshëm i iOS dhe Android u mundëson përdoruesve leximin e përmbajtjes në format të revistës, i cili është shumë dinamik. Digg Reader – Është shërbim i ri, i cili është lansuar vetëm para 24 orëve, mirëpo përdorimi dhe dizajni i tij është shumë i thjeshtë dhe elegant 

Lini nje koment