You are here: HomeTeknologjiShkenceBigelow Aerospace planifikon stacion ne Hene per NASAn

Bigelow Aerospace planifikon stacion ne Hene per NASAn

Publikuar ne Shkence Tuesday, 28 May 2013 09:23

Nese themi se do te krijohet nje baze per t'iu mundesuar astronauteve qendrim per nje kohe te gjate ne siperfaqen e Henes, menjehere na shkon mendja tek NASA.  Ne fakt nje kompani private Bigelow Aerospace po planifikon te ndertoje nje baze ne Hene per llogari te NASA-s. Bigelow Aerospace ka bere nje studim per idete, planet, mundesite dhe kostot e ndertimit te nje baze te tille.

 

Kompania ka hartuar nje raport dhe do t'ia paraqese NASA-s gjate ketij muaji. Pas kesaj pritet nese NASA do te bashkepunoje me kompanine private per te blere kete sherbim. Madje NASA po bashkepunon me disa kompani ku do te kontraktohen per te leshuar ne orbite mjetet e nevojshme per stacionin hapesinor.

 

Pervec bazes ne Hene, Bigelow do te ndertoje stacionin e saj ne orbite. CEO i kompanise mendon se ata do te kene stacionin e tyre ne orbite ne vitin 2028. NASA planifikon te marre pjesen e pare te raportit javet e ardhshme. Pjesa e dyte e raportit do te merret ne vjeshte te ketij viti.

Lini nje koment