You are here: HomeTeknologjiShkenceRekord i ri per shpejtesine Wireless

Rekord i ri per shpejtesine Wireless

Publikuar ne Shkence Tuesday, 21 May 2013 09:17

Fraunhofer Institute for Applied Solid State Physics dhe Karlsruhe Institute for Technology kane arritur nje rekord te ri per shpejtesine e komunikimeve wireless, duke derguar me 40GBits/s ne frekuencen 240Ghz ne nje distance me te madhe se 1 kilometer. Kjo do te sjelle rritje te shpejtesise se internetit per zona te thella, larg atyre urbane.

 

Per te kuptuar cdo te thote 40Gbits/s, ne mund te shkarkojme nje film me teknologjine Bluray ne me pak se 1 sekonde, madje ngelet akoma hapesire komunikimi. Ky fakt do te sjelle lidhje me internet me te shpejte per zonat rurale.

 

Deri tani ata qe banojne ne zona te largeta duhet te perdorin pajisje satelitore per te pasur sherbim interneti. Eshte shume e kushtueshme dhe ineficente lidhja e ketyre zonave me fiber optike. Per fat te keq sherbimi satelitor dhe wireless ka sjelle shume probleme ne keto komunikime.

 

Duhet nje periudhe kohe deri sa kjo teknologji te vihet ne perdorim,  megjithese eshte nje hap tjeter ne drejtimin e duhur.

Lini nje koment