You are here: HomeTeknologjiKompjuterHarta e sulmeve kibernetike

Harta e sulmeve kibernetike

Publikuar ne Kompjuter Wednesday, 22 May 2013 11:41

Ne nje kohe kur pjesa me e madhe e personave dhe bizneseve po i besojne gjithnje e me shume sekretet e tyre internetit, siguria mbetet nje objektiv paresor. Por pavaresisht masave te forta, sulmet kibernetike jo rralle thyejne barrierat e sigurise duke arritur objektivin e tyre. Na ndodh te degjojme lajme per sulme ndaj kompanive me ne ze te botes se informatikes nga ku vidhen qindra, mijera per te mos thene miliona llogari me te dhenat sekrete te klienteve.

 

Nga vijne keto sulme? Kesaj pyetje i jep pergjigje pergjithesuese harta e sulmeve kibernetike e publikuar prej disa ditesh ne internet. Harta eshte nje projekt i Deutsche Telekom. Sipas kesaj harte, densiteti me i madh i sulmeve kibernetike mberrin nga Rusia. 2.4 milion sulme rregjistrohen thuajse cdo muaj nga ky vend, ndersa ndjekin sulmet " nga bazat e pirateve" ne New York per te mberritur me pas tek sulmet nga Kina, Japonia, Europa, Brazili, Argjentina dhe pjesa tjeter e Amerikes.

Lini nje koment