You are here: HomeTeknologjiKompjuterDyqani i programeve te Microsoft arrin 50000 aplikacione

Dyqani i programeve te Microsoft arrin 50000 aplikacione

Publikuar ne Kompjuter Tuesday, 26 March 2013 08:56

Urime Microsoft! Sipas MetroStore, jane me shume se 50304 aplikacione qe mund te shkarkohen ne Windows Store. Dhe gjate muajit Mars jane ndertuar mesatarisht rreth 279 programe cdo dite. Ne fakt Marsi eshte muaji i pare qe kishim rritje te numrit te aplikacioneve. Qe prej Nentorit kishte nje renie te lehte persa i perket aplikacioneve te reja.

 

Microsoft i ofron programuesve 100$ per cdo aplikacion te ri qe ndertohet per Windows 8 apo Windows Phone 8. Ata mund te ndertojne deri ne 10 programe per secilin sistem operativ, me nje total prej 2000$. Ky shperblim filloi ne 8 Mars dhe perfundon ne 30 Qershor. Pritet qe nga Microsoft te shperblehen deri ne 10.000 aplikacione.

 

Gjithashtu Microsoft ofron 80% te te ardhurave qe gjenerohen nga keto aplikacione per secilin programues, 10% me shume se ajo qe ofrojne Apple dhe Android. Kjo eshte nje nga politikat e kompanise per te rritur numrin e programeve te reja dhe rritjen e perdoruesve per sistemin e tyre.

Lini nje koment