You are here: HomeTeknologjiKompjuterMicrosoft gjobitet me 561 milion Euro per shkelje te rregullave te konkurences

Microsoft gjobitet me 561 milion Euro per shkelje te rregullave te konkurences

Publikuar ne Kompjuter Thursday, 07 March 2013 09:58

Entet rregullatore Europiane kane njoftuar se kane gjobitur Microsoft me 561 milion Euro (732 milion dollar me kursin e sotem) per thyerjen e marreveshjes se konkurences.

 

Kjo marreveshje ishte lidhur ne 2009 midis Microsoft dhe rregullatoreve Europian. Arsyeja qe Microsoft eshte gjobitur eshte se ka deshtuar ne ruajtjen e konkurences se ndershme me Windows 7 service pack 1 nga Maji 2011 deri ne Qershor 2012.

 

Zevendes presidenti i Komisionit qe pergjigjet per politikat e konkurences, Joaquín Almunia tha: "Ne 2009 ne mbyllem investigimet tona per nje abuzim me poziten dominuese te Microsoft me Internet Explorer ne Windows per te pranuar kushtet e vendosura nga kompania. Detyrimi i perdoruesve per te pranuar kushtet e nje programi eshte e padrejte. Natyrisht keto vendime kerkojne respektimin e tyre.

 

Me shume informacione mund te gjeni ne faqen zyrtare te enteve rregullatore Europiane

Lini nje koment