You are here: HomeTeknologjiInternetFacebook tashmë të tregon se kush prej miqve ndodhet afër teje!

Facebook tashmë të tregon se kush prej miqve ndodhet afër teje! Zgjedhur

Publikuar ne Internet Monday, 21 April 2014 11:43

Facebook ka zbuluar një veçori të re të quajtur 'Nearby Friends' që ju ndihmon të zbuloni miqtë që janë afër jush. Nëse do të aktivizoni veçorinë "Nearby Friends" do të njoftoheni herë pas here kur miqtë janë afër jush, kështu ju mund të kontaktoni me to ose të takoheni.

Për shembull, kur ju jeni në një kinema, Nearby Friends do t'ju njoftojë nëse miku juaj është afër, kështu që ju mund të shikoni fimin bashkë ose ta takoni atë pasi të përfundojë filmi.

 

Facebook njoftoi se "Nearby Friends' është fakultativ. Ju mund të zgjidhni miqtë që dëshironi të shohin kur jeni pranë tyre (për shembull: miqtë tuaj, miqtë më të afërt, ose një listë e veçantë për disa miq), dhe ju mund të aktivizoni ose ta çaktivizoni aplikacionin në çdo kohë.

Ju do të kuptoni vendndodhjen e mikut tuaj vetëm nëse ndani së bashku informacionet mbi vendndodhjet, dhe aktivizoni veçorinë "Nearby Friends.". "Nearby Friends" ju lejon të shikoni edhe kur një miku juaj është duke udhëtuar, dhe vendin në të cilin ai po shkon. Kështu ju mund t'i jepni mendime mbi vendet turistike të cilat ai duhet t'i vizitojë. Mundësitë janë të pafund, dhe sigurisht fakultative. Kjo veçori funksionon vetëm për pajisjet iOS dhe Android.

Lini nje koment