You are here: HomeTeknologjiInternetLinkedIn akuzohet se hakon e-mailet e perdoruesve

LinkedIn akuzohet se hakon e-mailet e perdoruesve

Publikuar ne Internet Tuesday, 01 October 2013 12:51

Një grup i përdoruesve të rrjetit social për profesionistët, LinkedIn, e kanë paditur faqen nën dyshimet se LinkedIn është duke i hakuar e-mailat e tyre si përdorues. Në padinë, e cila është dorëzuar në gjykatën e San Jose-s në SHBA, përdoruesit e akuzojnë rrjetin social LinkedIn se është qasur në e-mailat e tyre, për ta marrë listën e kontakteve dhe dërgimin e e-mailave spam, në emrin e tyre.Në padi thuhet se "LinkedIn mund të shkarkojë këto adresa pa kërkuar asnjë fjalëkalim për llogaritë e e-mailave të jashtëm, apo pa kërkuar asnjë aprovim nga përdoruesi".Megjithatë, LinkedIn i ka mohuar këto akuza, duke i quajtur ato të pabaza dhe u zotuar se do t'i luftojë këto pohime shumë seriozisht.

Lini nje koment