You are here: HomeTeknologjiInternetWeb-faqe te dobishme, por te panjohura deri tani

Web-faqe te dobishme, por te panjohura deri tani

Publikuar ne Internet Friday, 12 July 2013 12:11

Të gjithë që e përdorin internetin e kanë mirë të njohur, se sa të mërzitshëm dhe mundimshëm mund të jenë linkat e shumtë me të cilët ballafaqohemi çdo ditë. Shumicën nga ta për çdo ditë i injorojmë, por megjithatë mund të gjenden disa faqe shumë interesante dhe shumë të dobishme. Blerja në internet mund të jetë bukur shumë e komplikuar, sidomos nëse dikujt i blini dhuratë, p.sh. fustan, bluzë apo unazë, dhe nuk ia dini numrin e saktë që e mban.

Faqja "FindMyRingSize.com" do t'ju ndihmojë që të zbuloni madhësinë e unazës. E tëra që ju nevojitet që ta bëni këtë gjë është që të keni kartelën e kreditit dhe unazën e atij personi për krahasim. Do të thotë, përpiqeni që të arrini në ndonjë mënyrë te unaza e atij personi të cilin planifikoni ta befasoni me dhuratën e re, dhe nëse nuk keni mundësi që ta bëni këtë, mund ta shfrytëzoni pjesën e caktuar në këtë faqe e cila do t'ju ndihmojnë që ta gjeni unazën "adekuate". Por, kjo nuk është gjëja e vetme që mund ta bëni nëpërmjet internetit, pasi që ky është një burim i pashtershëm dhe u ofron mundësi të shumta. Ja çka tjetër mund të bëni në internet, por nuk e keni ditur se mund ta bëni.

 

Përcaktimi i dioptrisë

Nëse nëpërmjet internetit blini edhe syza, do t'ju duhet udhëzimet me detaje të mjekut. Megjithatë, mjekët e syve ndonjëherë "harrojnë" t'ua japin pacientëve një të dhënë shumë të rëndësishme për blerjen e syzeve të caktuara, dhe kjo është dioptria e saktë. Në internet ekzistojnë disa mjete të dobishme të cilat mund t'ju ndihmojnë në situatën e këtillë, ndërsa "Warby Parker" u ofron një mënyrë shumë të thjeshtë.

"Shpesh ndodhë që shumica dëshirojnë që të blejmë syza në internet, dhe kjo mua më ka ndodhur personalisht, por nuk e dimë dioptrinë e saktë. 'Warby Parker' na ka lehtësuar këtë gjë pasi që për një kohë të shkurtër e zgjidh problemin në fjalë", tha Jack Michael, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili u sprovua me këtë problem. Ju nevojiten vetëm ueb-kamera dhe natyrisht kartela e kreditit që ta kryeni këtë gjë.

 

Zgjedhja e ulëses në aeroplan

Renditjen e ulëseve në aeroplan zakonisht mund ta gjeni në faqet e ndonjë operatori që merret me transportimin e udhëtarëve, por ueb-faqja "SeatGuru" dukshëm ua lehtëson kërkimin për vende të përkryera dhe të përshtatshme, dhe kjo arrihet në atë mënyrë që e shkruani emrin e agjencisë me të cilin udhëtoni dhe numrin e fluturimit. Kjo natyrisht nuk vlen për disa shtete. Faqja e njëjtë u ofron mundësinë e komentimit të vendeve, kështu që mund ta kuptoni sa ka hapësirë për këmbë, a ekzistojnë mbështetëse për duar si dhe informacione të tjera të dobishme. "Faqja 'SeatGuru' ma ka lehtësuar shumë gjetjen e vendit të përshtatshëm. Besoni që më parë kisha shumë probleme dhe nuk dija se cili vend është më i përshtatshmi në aeroplanin e caktuar, por tani kjo i takon së kaluarës. Do t'ju këshilloja edhe të tjerëve që ta vizitojnë këtë ueb-faqe sepse mund t'ju ndihmojë shumë", tha Simona Maldini nga Italia.

 

Mendoni dhe printoni 3D krijimet personale

Shtypja e modeleve, mostrave, 3D po bëhet gjithnjë e më e popullarizuar që kur kjo gjë u është bërë e mundshme edhe për përdoruesit "e zakonshëm". Faqet e internetit "Shapeways" dhe "i.Materialise" u ndihmojnë që idetë e juaja 3D t'i shndërroni në realitet. Vetëm mendojeni, projektojeni dizajnin vendoseni në faqe dhe krijimi i juaj 3D do të printohet dhe do të dërgohet në adresën tuaj. "Një mik i imi më kishte treguar për këtë, por në fillimi nuk i besova derisa nuk u futa në këto faqe dhe u binda. Kjo vërtetë është një gjë e shkëlqyeshme", tha Mike Blair nga Britania e Madhe, njoftojnë mediet e huaja.

 

Krijoni skicat personale "policore"

Ueb-faqja "Ultimate Flash Face" ua mundëson të gjithë të interesuarve krijimin e skicave "policore" duke u bazuar në përshkrimin fizik të ndonjë personi, m'u sikur këtë e bëjnë edhe policia. Nëse kjo gjë u duket e mërzitshme mund të përpiqeni ta skiconi veten apo dikë nga familja. "Kjo ueb-faqe u ofron një përvojë të mirë. Të gjithë ata që i pëlqejnë skicat 'policore', dhe në mesin e këtyre jam edhe unë, kjo faqe ua mundëson këtë", tha Raul Martinez nga Spanja.

 

Rikthimi në të kaluarën

Faqja e internetit "Wayback Machine" është arkiva e dokumenteve, në mesin e të cilave gjenden edhe 150 milionë ueb-faqe të krijuara që nga viti 1996 e deri në muajt e fundit. Shkruajeni adresën e dëshiruar të ueb-faqes së caktuar dhe mund ta shihni si është dukur bie fjala para pesë vjetëve. "'Wayback Machine' më ka kthyer në të kaluarën. Kisha harruar se si janë dukur disa ueb-faqe të cilat i kam vizituar dhe vazhdojë t'i vizitojë edhe sot e kësaj dite. Vërtetë kjo më solli në kokë kujtime të shumta", tha Cristiano Sousa nga Portugalia.

Lini nje koment