You are here: HomeSportPalermo e humb Ujkanin pa para

Palermo e humb Ujkanin pa para Zgjedhur

Publikuar ne Sport Tuesday, 09 September 2014 10:15

Palermo mund ta humb Samir Ujkanin pa para, gjatë verës se vitit të ardhshëm. Portierit kosovar i skadon kontrata në vitin 2015 dhe ai më pas mund ta zgjedh një ekip të ri.

 

Përfaqësuesi kosovar do të shikojë se si do t'i shkojnë punët këtë sezon, për të vendosur më pas përfundimisht se a do të qëndrojë tek "Rosanero" apo jo.

"Samiri e ka një borxh mirënjohjeje në drejtim të Palermos. Ky klub dhe presidenti Zamparini i kanë dhënë shumë Ujkanit. Sigurisht, aspekti teknik do të jetë vendimtar rreth së ardhmes së Samirit në Palermo. Sa i përket vazhdimit të kontratës, nuk do të jetë kurrë një problem ekonomik", ka thënë menaxheri i tij, Alberto Fontana.

Lini nje koment