You are here: HomeSportShqiperia triumfon ndaj Portugalise !

Shqiperia triumfon ndaj Portugalise ! Zgjedhur

Publikuar ne Sport Monday, 08 September 2014 13:00

Një gol i mrekullueshëm i Bekim Balës i ka dhënë kombëtares sonë një nga fitoret më të mëdha të të gjitha kohërave.Një nisje në mënyrën më të mirë të fazës eliminatore Euro 2016 me një fitore në një fushë tejet të vështirës si ajo e Portugalisë së Ronaldos, megjithëse mungoi në këtë ndeshje.

Ishte minuta e 52-të, kur pas një krosimi nga krahu i djathtë të Roshit, Bala do të koordinohej në mënyrë të përkryer e do ta dërgonte topin në rrjetën e portugezëve.

 

Më pas të besuarit e De Biasit luajtën me zemër deri në sekondën e fundit të ndeshjes, si rrallë herë, duke i bërë rreth 30 mijë vendas të pranishëm në stadium të ngrenë shamitë e bardha në shenjë proteste ndaj kombëtares së tyre.

Pas kësaj fitoreje Shqipëria është me 3 pikë të plota në krye të grupit së bashku me Danimarkën, e cila mundi 2-1 Armeninë.

Lini nje koment