You are here: HomeSportLouis Van Gal: Manchester eshte i shkaterruar

Louis Van Gal: Manchester eshte i shkaterruar Zgjedhur

Publikuar ne Sport Tuesday, 29 July 2014 17:10

Luis Van Gal mendon se ka trashëguar një skuadër të shkatërruar moralisht e fizikisht, prandaj detyra e tij është më e vështirë se e paraardhësit Devid Mojes, i cili u ul në stolin e një ekipi fitues kur u largua Sir Aleks Ferguson.

 

Nga testet e para në turin përgatitor, tekniku holandez ka vënë re një mungesë të theksuar balance në skuadër dhe është pikërisht kjo sfida e tij kryesore:
"Nëse shikoni ekipin me kujdes, do të vini re që ka kualitet.
Kemi lojtarë si Runi, Van Persi, Hernandez, Uellbek, por edhe Huan Mata, Felaini e Herrera.
Kemi lojtarë që mund të vendosen në të njëjtin pozicion dhe kjo është mungesë balance.
Eshtë shumë e vështirë të marrësh drejtimin e një ekipi me një situatë të tillë".
Van Gal u pyet në vijim nëse do ta kishte patur më të vështirë uljen në stol pas Ferguson, dhe jo si pasues i Mojes, raporton Sport News:
"Jo, nuk besoj.

 

Pasova Bobi Robson te Barcelona në vitin kur ai fitoi tre tituj dhe nuk pata asnjë problem.
Kur ka sukses, atëherë ke në dispozicion një skuadër të mirë, ndërsa tani mendoj se kam ekip të shkatërruar".
Me ardhjen në "Old Traford", Van Gal është krahasuar shpesh nga mediat britanike me legjendën e "Djajve të Kuq", Sir Aleks Ferguson.
Trajneri holandez tha se skocezi ka fituar shumë tituj dhe për të është një nder i madh kur bëhet një krahasim i tillë.

Lini nje koment