You are here: HomeSportJuve feston titullin me fitore

Juve feston titullin me fitore Zgjedhur

Publikuar ne Sport Tuesday, 06 May 2014 12:41

Edhe pse titulli u sigurua një ditë më parë Juventus nuk toleron. Të besuarit e Conte-s mundën në fushën e tyre 1-0 Atalanta-n dhe shkuan në kuotën e 96 pikëve.

 

Tani kampionët e Italisë do të synojnë të thyejnë rekordin e mbajtur nga Interi, me 97 pikë, në një sezon të vetëm, si edhe arritjen e 100 pikëve, por më parë duhet kaluar Roma si edhe Cagliari, 2 ndeshjet e fundit të këtij sezoni për torinezët.

Juventusi e nisi takimin në një atmosferë festive, pas sigurimit të titullit të 30. Conte kishte hedhur në fushë një formacion pa Tevez, Fernando Llorente dhe Vidal, tre prej protagonistëve kryesorë në fitimin e këtij titulli, por megjithatë vendasit kërkuan që në minutat e para të gjenin golin e avantazhit, por pa e arritur atë.

Pjesa e parë do të mbyllej me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën do të ishte Padoin, i cili do të shënonte golin e vetëm të këtij takimi, duke bërë që festa e nisur të dielën të vazhdojë ende.

Lini nje koment