You are here: HomeSportCole e do Boterorin

Cole e do Boterorin Zgjedhur

Publikuar ne Sport Wednesday, 30 April 2014 10:31

Mbrojtësi i Chelseas, Ashley Cole dëshiron t'i hesht kritikët duke u përfshirë në ekipin e Anglisë për Kampionatin botëror.

Leighton Baines dhe Luke Shaw janë favoritë për pozitën e tij, por Cole, i cili ka bërë 107 paraqitje për Anglinë, insiston se ende nuk ka marrë fund.

 

"Kishte shumë presion ndaj meje të luftoj për vendim tim në ekipin e Anglisë", deklaroi Cole për 'BeIn Sport'.

"Ndoshta jo vetëm për të qenë në mesin e formacionit bazë, por thjeshtë të udhëtoj për në Brazil. Mendoj se njerëzit dëshiruan që unë të dëshmoj, sinqerisht. Mirëpo, tifozët e vërtetë të futbollit e kuptojnë atë që sjelli për ekipin, dhe shpresoj që nëse siguroj ftesën do t'ua përkujtoj sërish", u shpreh ai.

Lini nje koment