You are here: HomeSportTare: Januzaj nuk e meriton fanellën kuq e zi, ajo është më e shenjtë se ai

Tare: Januzaj nuk e meriton fanellën kuq e zi, ajo është më e shenjtë se ai Zgjedhur

Publikuar ne Sport Monday, 21 April 2014 11:24

Drejtori sportiv i skuadrës italiane, Lazio dhe ish sulmuesi i kombëtares shqiptare, Igli Tare ka ngritur shumë pluhur sot me një status të tij në faqen e tij në Facebook. Tare ka folur për yllin e Manchester United, Adnan Januzaj, duke thënë se ai nuk e meriton fanellën kuq e zi dhe se po të ishte ai trajner kurrë nuk do ta lejonte që të luante më për Shqipërinë.

 

"Adnan Januzaj nuk është nevoja të mendohesh 2 herë për të veshur fanellën kuq e zi. Ajo është ngjyra e shpirtit të çdo shqiptari. Sikur të kisha në dorë ndonjë gjë në kombëtare tani nuk do të pranoja më ta vishje bluzën kuq e zi, sepse ti nuk e meriton atë. Ajo është shumë herë më e madhe dhe më shenjtë se ty Adnan", ka përfunduar Tare.

Lini nje koment