You are here: HomeSportSuarez qeteson tifozet

Suarez qeteson tifozet Zgjedhur

Publikuar ne Sport Friday, 18 April 2014 12:03

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez ka këshilluar tifozët të qëndrojnë të qetë derisa skuadra synon të fitojë titullin e parë në ligë pas 24 vjetësh.

"Është normale që tifozët të diskutojnë shanset tona", deklaroi Suarez për uebfaqen zyrtare të Liverpoolit.

"Kur dal për të blerë gjësende me familjen, takoj tifozë të cilët ma përmendin. U kam thënë të qëndrojnë të qetë dhe të mos brengosen. Ne do ta japim maksimumin. Personalisht mendoj se do të kishte qenë më mirë për ne që të mos shikojmë televizor, të mos dëgjojmë radio e as të lexojmë në internet", u shpreh ai.

Lini nje koment