You are here: HomeSportMourinho: Drogba do të kthehet te Chelsea

Mourinho: Drogba do të kthehet te Chelsea

Publikuar ne Sport Tuesday, 18 March 2014 13:00

Mourinho beson se Didier Drogba do të kthehet një ditë te Chelsea, derisa sulmuesi i Bregut të Fildishtë sonte rikthehet në Stamford Bridge në cilësinë e kundërshtarit. Sulmuesi i Galatasaray sonte do të përballet me ish-bashkëlojtarët e tij në ish-stadiumin e tij për të parën herë që kur u largua nga klubi gjatë verës së vitit 2012, menjëherë pasi shënoi penaltinë që ia solli klubit triumfin në Ligën e Kampionëve.

"Nuk më takon ma të vendos. Kjo është e Chelseat. Mendoj se kjo do të ndodhë një ditë. Kur? Nuk e di. Si lojtar, si trajner, si ambasador? Vitin tjetër, pas katër ose pesë vitesh, pas 10 vitesh? Nuk e di".


"Por kur një person përfaqëson shumë nga një klub dhe kur një klub përfaqëson shumë nga një person, mendoj se ai duhet të mirëpritet. Padyshim ai është një prej lojtarëve më të rëndësishëm në histori të këtij klubi. Këtu nuk ka dyshime".
"Të gjithë tifozët e Chelseat pajtohen me këtë. Nuk them më i rëndësishmi, pasi kjo nuk është e drejtë për njerëzit tjerë të cilët kanë qenë në të njëjtin nivel dhe në të njëjtën gjeneratë". "Ai është i njëjti lojtar në 36 vjeç sikur ishte në moshën 26 vjeç? Mendoj se askush nuk është i njëjti lojtar [në këto mosha], por ai është një prej sulmuesve më të mirë në botë. Kjo është e sigurt", ka thënë Mourinho para gazetarëve.

Lini nje koment