You are here: HomeShendetiUshqimet, VetiteVetite e manit

Vetite e manit Zgjedhur

Publikuar ne Ushqimet, Vetite Thursday, 14 August 2014 11:57

Fruti i manit e ka prejardhjen nga Kina ,ku mund te gjenden disa lloje te ndrushme si psh man i zi,i kuq i bardh.Pema e manit është përdorur kryesisht për rritjen e krimbave të mëndafshit, që konsumojnë gjethet e manit si burim kryesor i ushqimit. Kina është një nga vendet prodhuese me te medha të mëndafshit ne bote.

 

Fruti i manit përmban sasi të ulët të kolesterolit te yndyrnave dhe natriumit, ndërsa eshte mjaft e pasur me vitaminë C, Vitamine K, magnez, kalium, dhe hekurit.Mani ndihmon në ruajtjen e shëndetit të mirë dhe ne humbje te peshës,prandaj, ata që kërkojnë për te shtuar ne peshë janë këshilluar te mos konsumojne mana.Manat janë gjithashtu një burim i pasur i resveratrolit, e cila është një kompleks me veti anti-kancerore.Mana përmbajnë shumë anthocyanins, e cila sherben kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Fruti ka edhe aftësinë për të luftuar viruse dhe baktere te demshme.

 

Një studim japonez tregon se pluhuri manit, nëse përfshihet si shtesë diete, ndihmon në parandalimin e diabetit.
Në mjekësinë tradicionale kineze, fruti është përdorur për të trajtimin e thinjave para kohe, për tonifikimin e gjakut, dhe trajtimin e kapsllëkut dhe diabetit. Mani eshte perdorur gjithashtu per trajtimin e kolles, per te trajtuar ethet, dhimbje koke urinimin etj.
Duhet konsumuar rregullisht per te perfituar nga keto te mira te manit.

Lini nje koment