You are here: HomeShendetiUshqimet, VetiteFrutat shume te mira per lekuren tone !

Frutat shume te mira per lekuren tone ! Zgjedhur

Publikuar ne Ushqimet, Vetite Monday, 21 April 2014 12:14

Kemi dëgjuar shpesh herë për të mirat e pemëve për organizmin tonë, por e dimë se ato mund t'i shfrytëzojmë edhe që lëkura jonë të duket më bukur.

Mollët, portokajtë, rrushi, grejpfruti, janë vetëm disa prej pemëve që mund t'i përdorni për kujdesin ndaj lëkurës.

Mollët:
Parandalojnë formimin e njollave të pleqërisë në lëkurën e fytyrës dhe në duar.
Me një rriske molle lehtësisht fërkojeni fytyrën dhe sigurohuni sesa e dobishme është ajo. Do të keni lëkurë të bute dhe shkëlqyese.

Portokajtë:
Preparatet për kujdesin ndaj flokëve në bazë të portokallit ndihmojnë në forcimin dhe në elasticitetin e flokëve dhe ua kthejnë atyre shkëlqimin.
Ndërsa si përbërës i preparateve për kujdes ndaj fytyrës, portokalli e rrit vitalitetin dhe e ripërtërinë lëkurën.

Rrushi:
Ka ndikim shumë të mirë në lëkurën e fytyrës, sepse të mbron nga radikalet e lira që e dëmtojnë lëkurën.
Rrushi e ngadalëson plakjen, prandaj gjendet në shumë preparate kozmetike.

Grejpfruti:
E freskon organizmin, e pastron atë nga materiet e dëmshme dhe e përmirëson qarkullimin.
Lëkurës ia kthen vitalitetin dhe freskinë, ndihmon për hapjen e poreve , e qetëson lëkurën problematike dhe e rregullon atë të yndyrshmen.

Lini nje koment