You are here: HomeShendetiUshqimet, VetiteGeshtjenja dhe vlerat e saj ushqyese

Geshtjenja dhe vlerat e saj ushqyese

Publikuar ne Ushqimet, Vetite Thursday, 26 December 2013 11:45

Gështenja është një bimë mjaft e përhapur jo vetëm në Evropë por edhe në vendin tonë. Falë përbërësve të saj përdorimi i gështenjës në mjekësinë popullore është i njohur dhe mjaft i përhapur.  Kokrrat e gështenjës kanë vlerë të lartë ushqyese e dietike. Ato përmbajnë rreth 40 për qind niseshte, kur janë të freskëta. Gështenjat përdoren të freskëta, të ziera, të pjekura ose të përpunuara. Kokrrat e gështenjës, të ziera a të pjekura, kanë veti të mira rrudhëse dhe rregullojnë funksionimin e stomakut dhe të zorrëve, treten lehtë dhe ndihmojnë në tretjen dhe të ushqimeve të tjera, duke aktivizuar organet dhe gjëndrat e tretjes. Përdoren me efekt të mire në rastet e heqjes së barkut ose diarresë. Veçanërisht këshillohen për fëmijët e vegjël disavjeçarë, për të normalizuar procesin e tretjes, kur karakterizohet nga mjaft çrregullime. Gjethet e gështenjës kanë gjetur një përdorim të mire si zbutës të rrugëve të frymëmarrjes dhe qetësues të kollës. Çaji me gjethet e gështenjës ka veti tonike dhe jep rezultate të mira në stomak, si tretës dhe si nxitës për hapjen e oreksit. Bën mire posaçërisht kundër heqjes (shkuarjes) së barkut. Ndikon edhe për uljen e temperaturës.

Lini nje koment