You are here: HomeShendetiUshqimet, VetiteMjalti dhe hudhra Kombinim perfeket per kurim

Mjalti dhe hudhra Kombinim perfeket per kurim

Publikuar ne Ushqimet, Vetite Tuesday, 26 November 2013 13:15

Mjalti i hudhrave është një recetë që mund të përdoret për shumë sëmundje, veçanërisht për problemet respiratore. Efektet pozitive të mjaltit janë të pamohueshme në çdo lëmi të mjekësisë, ndërsa sa i takon hudhrës ajo është e njohur për efektin "antimikrobik".Kombinimi i të dyjave është i mirë në shumë probleme të frymëmarrjes si ftohjet, kollitjet, simptomat e gripit dhe infeksionet e veshit.
Përveç që jep efektin e tij në forcimin e imunitetit dhe rolet tjera, mjalti po ashtu ndihmon të transferojmë shijen e hudhrës, duke reduktuar djegësinë e saj.

 

Përbërësit:
Gjysmë kavanozi mjaltë e kualitetit të mirë
Një kokërr hudhër organike
Metoda e përgatitjes:
Pasi ta pastroni, thjesht e copëtoni hudhrën në pjesë të vogla dhe i shtrydhni copëzat.
Më pas copëzat e shtrydhura të hudhrës i përzieni me mjaltë dhe i vendosni të qëndrojnë në një vend të ftohtë.
Të konsumohen: 1 deri në dy lugë kafeje të këtij kombinimi në ditë.

Lini nje koment