You are here: HomeShendetiShtatzaniaShtatezania gjate moshes 20 deri ne 50 !

Shtatezania gjate moshes 20 deri ne 50 !

Publikuar ne Shtatzania Thursday, 05 December 2013 08:45

Shume eksperte do te thoshin qe nuk egziston kohe e duhur per te filluar nje familje.
Por egzistojne avantazhet dhe disavantazhet per te lindur ne mosha te ndryshme: ne te 20-tat per shembull keni me shume energji per te vrapuar dhe per t'u kujdesur per femijen tuaj por me me pak resurse finansiare dhe mungese te pervojes se jetes personale; ne te 30-tat dhe 40-tat e vonshme mund te jeni me te sigurte financiarisht por keni me pak kohe per te mbetur shtatezene dhe per te qene aktive me femjen tuaj.

Me poshte do te gjeni pro-te dhe kontra-t e shtatezanise gjate viteve te ndryshme.

Mosha 20-24
Keto jane vitet me fertile te jetes suaj. Sigurisht qe keni cikle menstruale te rregullta dhe shumica e tyre, per te mos thene te gjitha, jane mujore ovulimi. Por megjithate nuk do te thote qe mund te mbeteni shtatezene kurdo qe deshironi.
Mesatarja e grave te moshes 20-24 ka 20 % te shanses ne cdo muaj per te mbetur shtatezene kur nuk kane mbrojtje gjate marredhenieve. Kur ju te mbeteni shtatezene, shtypja e gjakut me siguri qe do te ju kontrollohet gjate cdo vizite prenatale, edhe pse gjate te 20tave egziston risku i ulet nga hipertensioni ne shtatezani apo shtypja e larte e gjakut. Nje hulumtim i ri pohon qe keni pergjysme me pak risk nga diabeti sesa grate ne te 40tat.
Se si ndiheni gjate shtatezanise mvaret nga shume gjera ne jeten tuaj. Shume gra te kesaj moshe jane te brengosura me shume per trupin etyre, sesa psh grate me te moshuara. Gjithashtu, grate ne kete moshe jane me te fokusuara ne martesat e tyre sesa ne pjeset tjera te jetes se tyre, sic mund te jene puna, apo edhe ardhja e nje personi te trete ne mes, mund te jete e veshtire.
Aborti spontan gjate ketyre viteve eshte 9.5 %, me i ulet se sa mund te jete ndonjehere. Sepse vezoret tuaja jane relativisht te reja, foshnja juaj ka me pak gjasa qe te lind me defekte te lindjes sic eshte Sindromi Daun, (1 ne 1,667 lindje gjate te 20tave) apo anomalitete te tjera kromozonale (1 ne 526 lindje gjate te 20tave).
Por ne te 20tat jane zakonisht femijet e lindur me keto anomali sepse grate ne kete moshe me % kane me shume femije, sesa ato te moshes pas 35tave, te cilat jane me te prirura per teste dhe mund te zgjedhin te abortojne nese fetusi ka ndonje defekt ne zhvillim.

Mosha 25- 29
Nese ushtroni dhe hani drejte, dhe kete e vazhdoni edhe gjate shtatezanise, ju mund te keni nje lindje te lehte dhe mund ta riktheni trupin tuaj shume lehte ne gjendjen e meparshme. Gjithashtu kjo vlen edhe per moshat tjera, ne te 20tat mund te keni trup me te mireformuar, gje qe pas lindjes mund te humbni ne peshe me lehte. Me termin per shendet me jetegjate, nese mbeteni shtatezene ne te 20tat, ju mund te rritni mundesine per kancerin e gjirit duke u bazuar ne ca studime. Mjeket mendojne se ndryshimet hormonale gjate ovulimit (rrisin estrogjenin dhe progesteronin), te cilet stimulojne rritjen e riskut ndaj ketyre kancereve, sa me shpesh qe mbeteni shtatezene aq me rralle ju ovuloni. Ne te 20tat e juaja te vonshme ju jeni me e prirur te formoni nje kariere, pavaresisht asaj se kur jeni martuar, gjithashtu marredhenia me burrin e juaj eshte ne forme me te mire per t'u perballur me ndryshimet qe sjell jeta prinderore.
Aborti spontan ne keto vite eshte 10 %, pra pak me i larte sesa tek femrat qe jane pese vite me te reja. Ne vitet 25, shansi per te lindur femije me Sindromin Daun eshte 1 ne 1,250 dhe 1 ne 475 per te lindur femije me anomalitete te tjera kromozonale.

Mosha 30-34
Fertiliteti fillon te bie ne moshen 30 vjecare, por ky ndryshim ndodh gradualisht, gjate pese viteve te ardhshme apo me shume. Nese keni nevoje per trajtim infertiliteti, shanset per sukses jane me te medha se sa tek grate me te moshuara.
Per grate nen moshen 35 vjecare niveli i suksesit per vitro fertilizim (IVF), psh. eshte 25 gjer 28 %; per ato pas moshes 40 vjecare, niveli bie nga 6 ne 8%. Nje studim zbuloi qe niveli per operime cezariane ishte dy here me i larte tek femrat ne te 30tat, se sa tek ato ne te 20tat, por mjeket nuk e dijne se perse ndodh kjo. Grate te cilat jane te involvuara ne pune ne te 20tat jane me te gatshme emocionalisht per te filluar familje sesa kur kalojne ne nje dekade me vone. Ato kane energji dhe resurse per ta bere ate.
or mund te jene edhe te shtyra nga direktiva te ndryshme. Ato jane te brengosura se kur mund te jene te gatshme te rikthehen ne punen e tyre – apo kur mund te deshirojne.
Aborti spontan ne kete moshe ka nivel prej 11.7 %. Ne te 30tat, risku per te lindur femije me Sindromin Daun eshte 1 ne 952 dhe per lindje me anomalitete te tjera kromozonale eshte 1 ne 385.

Mosha 35-39
Fertiliteti vazhdon te bie pas viteve 35, dhe vazhdon nje zbritje me kulmore ne moshen 38. Kjo eshte sepse vezoret e femrave po plaken dhe behet fertilizimi me i veshtire. Gjer ne te 35tat, mjeket sugjerojne qe para se te fillojne me trajtime fertilizimi, ciftet duhet te kene marredhenie pa mbrojtje per nje vit, kjo kohe eshte e reduktuar ne 6 muaj tek grate pas moshes 35 vjecare. Problemi me i madh ne trajtimin e infertilitetit tek ciftet qendron tek trajtimi i vonshem, sepse dallimi ne moshe ka nje rendesi te madhe. Ne fakt, shume klinika infertiliteti, nuk pranojne paciente nese jane me te vjeter se 39 apo 40. Rreziku per shtypjen e larte te gjakut gjate shtatezanise eshte dyfish me i larte tek grate pas moshes 35 krahasuar me ato me te rejat ne moshe; hipertensioni kap 10 deri ne 20 % te shtatezenave ne kete moshe. Diabeti eshte dy deri ne trefish me i shpeshte tek grate pas te 35tave sesa tek ato me te reja, dhe rreziku per te shtuar ne peshe eshte poashtu me i larte tek ky grup.
Shansi per operime cezariane eshte dyfish me i larte tek femrat nga 35 – 39 sesa tek ato ne te 20tat, ndoshta sepse lindja mund te zgjate me shume tek grate me te moshuara. Kur shkalla e dyte e lindjes kalon kohen prej 2 oresh, atehere mjeket intervenojne me operim cezarian per te reduktuar streset tek fetusi.
Ne kete moshe mjeket mund te ju rekomandojne amniocenteze apo ndonje shtese prenatale, sepse shanset per te lindur femije me Sindromin Daun apo ndonje anomali tjeter kromozonale jane duke u rritur dukshem.
Shanset per te pasur lindje multiple, vecanerisht binjake apo treneq, rriten dukshem ne te 30tat e vonshme apo ne te 40tat e hershme. Kjo me siguri ka te beje me stimulimin hormonal qe ndryshon gjate moshes, duke rritur shanset per te fekonduar me shume se nje veze.
Grate te cilat konsumojne ilace fertilizimi jane me te rrezikuara per te pasur lindje multiple sepse ilacet stimulojne prodhimin e me shume vezeve. Niveli per abort spontan eshte i perafert me 18 %.

Mosha 40-44
Se pari lajmi i mire: Nje studim i ri pohon se grate pas moshes 40 vjecare te cilat kane lindur foshnje pa ndihmen e ilaceve te fertilizimit apo pa ndonje asistim te teknologjise reproduktive jane te prirura te jetojne me gjate. Pse?
Nje teori thote qe shkak eshte estrogjeni, i cili eshte prodhuar ne gruan fertile ka efekte jetegjata ne zemer, kocka dhe organe tjera. Megjithate, pak me shume se 1 % e grave pas moshes 40-44 mund te lindin. Shanset per te ngelur shtatezene gjate cilitdo muaj bien ne vetem 5 % pas moshes 40 vjecare. Se sa mire do te shkoje shtatezania dhe lindja ne te 40tat, mvaret nga shume faktore, perfshire ketu edhe nivelin e peshes suaj, shprehite e juaja shendetesore dhe gjithashtu nese per ju kjo eshte lindja e pare. Ankesa me e madhe gjate shtatezanise ne kete moshe edhe lodhja. Ndryshimet hormonale gjate shtatezanise bejne qe te gjitha grate te ndihen te lodhura, por sic duket kjo eshte me e pranishme tek ato me te moshuarat dhe mund te jete me e mundimshme nese kane ndonje femije tjeter per tu kujdesur.
Nese keni femije, mund te jeni me te prirura per te pasur hemoroide, presion ne abdomen, presion ne uterus dhe vagine, dhe gjinje me te vyshkur se qe kishit para 20 viteve, thjeshte sepse muskujt ne keto zona jane terhequr. Ju mund ti minimizoni keto efekte duke u siguruar qe te mos shtoni shume kilograme ne peshe gjate shtatezanise, duke qene aktive dhe duke ushtruar qe te mbani muskujt e vagines te forte.
Nderkohe qe keni kaluar te 40tat, ju keni fituar nje eksperience dhe maturi duke rritur femije. Shanset jane qe te jeni me te durueshme sesa qe keni qene ne te 20tat. Por me siguri qe jeni te brengosura. Me se shpeshti degjojme te thone: Une do te jem plakur derisa femiu te shkoje ne shkolle. Prinderit e moshuar duhet te baraspeshojne ndjenjen e humbjes se lirise dhe spontanitetit me kenaqesine e ndjenjes gjate rritjes se femiut.
Rreth 1 ne 3 te te gjitha shtatezanive tek grate e moshes 40-44 mbarojne me abort spontan. Jane disa arsye: Veza mund te kete qene defekte, vija e mitres mund te mos kete qene e holle sa duhet, apo furnizimi me gjak ne miter mund te mos kete qene i mjaftueshem per te filluar shtatezanine. Rreziku nga placenta previa (ku placenta qendron poshte ne miter, duke bllokuar pjeserisht apo plotesisht hapjen e cervikut dhe duke krijuar nje rrezik te larte nga gjakderdhja) dhe nga rreziku kur e tere placenta apo ndonje pjese ndahet nga muri mitres. Foshnjet e lindura nga grate ne moshen mbi 40 vjecare jane zakonisht me te vogla ne peshe. Rreziku nga lindjet me defekte kromozonale rritet nga viti ne vit. Nese lindni ne moshen 40 vjecare foshnja mund te kete shanset 1 ne 106 te lind me Sindromin e Daunit dhe 1 ne 66 me ndonje defekt kromozonal. Por ne moshen 44 vjecare, ky rrezik rritet rrespektivisht nga 1 ne 38 dhe nga 1 ne 26.

Mosha 45-49
Perqindja e grave te cilat kane lindje ne kete moshe eshte 0.3% dhe shanset per trajtim te suksesshem infertiliteti bie jashtezakonisht shume. Aftesia per te mbetur shtatezene ne kete moshe eshte reflektim i nje shendeti te mire. Ne te gjithe ndegjojme ngjarje nga grate qe kane pasur sukses per te lindur ne te dyzetat e vonshme me ane te vitro fertilitetit, por gati gjysma e ketyre shtatezanive ia kane dalur mbane me ane te IVF. Shumica e grave ne te 40tat jane shume stresuese gjate testit te kontrollimit te shendetit te tyre kardiovaskular, dhe ato mund te monitorohen ndaj shenjave te diabetit apo problemeve te ngjashme. Edhe nese jane ne forme te mire fizike, per te mbajtur dhe lindur nje foshnje eshte me e veshtire se sa qe mund te kete qene ne formen fizike ne te 20tat. Shtatezania ne fakt eshte si nje ngjarje atletike. Shtypja gjakut dyfishohet, duke rritur te rrahurat e zemres dhe shtimi ne peshe rendon muskujt. Shume gra ne te 40tat e tyre jane te brengosura per shendetin e foshnjes se tyre po aq sa edhe per shendetin vetanak – me arsye te mire, sepse rritet rreziku per qe te dy. Por shumica shtatezanive, sidomos pas te 40tave kane te ardhura te mira. Sa me shume kujdeseni per veten, aq me e suksesshme do te jete shtatezania juaj. Me shume se gjysma e shtatezanive ne moshen mbi 45 perfundojne me abort (para javes se 20). Rreziku nga lindja eshte dyfish me i shtuar se tek ato ne te 20tat, per kete arsye mjeket preferojne me shume teste dhe ultrazera ne javet e fundit te shtatezanise ne grate me te moshuara. Shanset per anomali kromozonale rriten jashtezakonisht shume.
Ne moshen 45 vjecare, 1 ne 30 jane shanset per te lindur femije me Sindromin Daun dhe 1 ne 21 jane shanset per te lindur femije me anomali te tjera kromozonale. Ne moshen 49, ky rrezik rritet rrespektivisht nga 1 ne 11 dhe 1 ne 8.

Mbi 50
Mesatarja e moshes per menopause eshte 51 vjec, por kjo mund te varoje nga 45 ne 55. Gati te gjitha shtatezanite mbi moshen 50 vjecare kerkojne asistence, qe nga ilacet e fertilitetit, furnizim me hormone apo edhe shpesh veze donator. Ne kete moshe niveli i komplikimeve eshte shume i larte duke perfshire hipertensionin, probleme te ngjashme, dhe probleme me placenten gje qe kerkon monitorim strikt dhe kujdes. Dhe poashtu eshte edhe ceshtja e paslindjes se femiut. Te gjithe e dime qe 50 vjecaret jane me energjike dhe me alarmante, dhe kane nje benefit shtese, ate te maturise dhe eksperiences. Por grate mbi 50 vjec kane nevoje per energji shtese per t'u zgjuar cdo 2 ore per te sapolindurin apo per te vrapuar pas vogelushit. Statistikat tregojne se nese gruaja mbetet shtatezene, dhe kujdeset mire per vete , natyrisht duke llogaritur edhe testet, me e mundshme eshte qe ajo te lind nje femije te shendetshem pavaresisht nga mosha e saj. Niveli i vdekjeve te fetusit ka rene per rreth 70 % qe nga viti 1960. Ky eshte nje lajm i mrekullueshem per te gjitha grate shtatezena.

Lini nje koment