You are here: HomeShendetiShtatzaniaCfare duhet te hani dhe te mos hani gjate shtatezanise ?!

Cfare duhet te hani dhe te mos hani gjate shtatezanise ?!

Publikuar ne Shtatzania Tuesday, 01 October 2013 11:55

Cfare duhet te hani gjate shtatzenise?
- Zgjidhni ushqime te pasura me fibra si: dritherat(buka e zeze, orizi, makaronat integrale etj), perimet dhe frutat.

- Konsumoni mjaftueshem vitamina dhe minerale, ndoshta mund te merrni edhe rekomandimin e mjekut per suplemente te nevojshme.

- Minimalisht, konsumoni 4-racione bulmet dhe ushqime te pasura me kalcium si: peshk, spinaq, majdanoz, fruta te thata etj.

- Konsumoni te pakten 3-racione me ushqim te pasur me hekur si: mish vici ose qengji, thjerreza, fruta te thata, spinaq, brokoli etj.

- Cdo dite perfshini ne menune tuaj ushqime te pasura me vitamine C si: speca, fruta pylli, domate, lulelaker, kivi, shalqi etj.

- Kushtojini rendesi konsumit ditor te acidit folik sepse luan nje rol te rendesishem ne parandalimin e defekteve ne tubin neural te embrionit. Ate mund ta gjeni ne zarzavatet jeshile, fasule, qiqra etj.

- Nje here ne 2-dite konsumoni karrota, patate te embla, panxhar e kajsi sepse keto ushqime jane te pasura me vitamine A. Por kujdes, nuk duhet ta teproni me kete vitamine sepse mund te coje ne deformime te fetusit. Evitoni melcite te cilat kane teprice vitamine A.

- Mundohuni te perfshini te gjitha llojet e ushqimeve ne menune tuaj te dites. Ju keni nevoje per 6-11 porcione me drithera, 4 ose me shume porcione me perime, 2-4 porcione me fruta dhe 3 porcione me proteina (mish, peshk, veze).

 

Cfare nuk duhet te hani gjate shtatzenise?

 

- Kufizoni kafeinen te cilen e merrni nepermjet kafes, pijeve te gazuara, pijeve energjike apo dhe cokollatave. Konsumoni vetem 2 kafe ne dite.

- Mos konsumoni alkol. Konsumi i alkolit gjate shtatzanise mund te coje ne lindje te parakohshme, vonim mendor, defekte te lindjes, peshe te ulet apo deformim te tipareve. – E njejta gje vlen edhe per duhanin.

- Kujdes me yndyren. Zgjidhni vajin e ullirit si per sallata edhe per gatim.

- Kontrolloni ushqimet me permbajtje yndyrash dhe kolesteroli. Gjate shtatzanise niveli i kolesterolit dhe triglicerideve eshte vete i larte.

- Mos konsumoni peshq te medhenj sepse kane nivel te larte merkuri. Nje nivel i larte merkuri mund te ndikoje ne zhvillimine trurit dhe sistemit nervor.

- Evitoni qumeshtin e pa-pasterizuar apo produkte te qumeshtit te pa-pasterizuar.

 

Cfare te hani kur nuk ndjeheni mire gjate shtatzenise?
Eshte e natyrshme qe gjate shtatzenise mund te keni perzierje apo diarre ne oret e mengjesit. Ka moment qe nuk ju shkon ne mend te fusni gje ne goje. Ne te tilla raste provoni:

1. Te konsumoni krekera ose buke te thekur pa u ngritur akoma nga krevati.

2. Hani pak edhe shpesh.

3. Pini shume uje, te pakten 8-gota uje ne dite.

4. Nese keni diarre konsumoni banane, oriz te bardhe dhe buke te bardhe.

 

 

Lini nje koment