You are here: HomeShendetiShtatzaniaSi mund te rrisim shanset per te ngelur shtatzane?

Si mund te rrisim shanset per te ngelur shtatzane?

Publikuar ne Shtatzania Wednesday, 14 August 2013 09:30

1.Te kuptosh ciklin mujor dhe procesin e ovulacionit

Shanset e mbetjes shtatzane konsiderohen te larta kur jeni ne fazen e ovulacionit.Meqenese eshte periudha me pjellore,duhet ta dini kur jeni ne periudhen e ovulacionit.Kuptoni dhe njihuni me ciklin tuaj menstrual.Gjate fazes se menstruacioneve trupi juaj prodhon hormone te cilat stimulojne rritjen e vezeve brenda folikulave te pranishme ne vezore.Midis dites se 7 dhe te 11 te ciklit tuaj menstrual,hormonet fillojne te pergatisin mitren per rrenjosjen e vezeve.Grate jane me pjellore gjate kesaj periudhe dhe periudhes se ovulacionit e cila ndodh midis diteve 11 deri ne 15 pas ikjes se ciklit.

 

2.Shtime ne dieten tuaj

Ekzistojne disa ushqime qe nxisin fertilitetin dhe rrisin shanset per te ngelur shtatzane.Arrat,farat,dritherat rrisin shanset per te ngelur shtatzane.Gjithashtu nje femer qe do te mbetet shtatzane duhet te marre zink dhe kalcium nga ushqimet.Farat e kungullit permbajne zink dhe ndihmojne qe te ngelesh shtatzane dhe ndihmojne ne ovulacion.Shtoni ne dieten tuaj fruta si banane,ananas sepse permbajne magnez qe ndihmon ne fertilitetin tuaj.

 

3.Mosha ka shume rendesi

Fertiliteti i gruas bie pas moshes 30 vjec.Shanset per te patur nje shtatzani te shendetshme dhe nje lindje te sigurt ndryshon pas moshes 30 vjec.Pas moshes 30 vjec nje grua eshte me e prekur nga diabeti gjate shtatzanise,nje lindje te parakohshme.Kjo moshe vlen dhe per meshkujt te cileve ju bie niveli i spermes.

 

4.Mesoni pozicionet e seksit qe jane te vlefshme per te mbetur shtatzane

Vonesa per te mbetur shtatzane mund te jete per arsye se pozicioni seksual nuk mundeson qe sperma te takoje lehtesisht vezen.Nese doktori juaj konfirmon qe nuk keni probleme seksuale,mendoni qe te ndryshoni pozicionet e seksit.Pozicioni kur mashkulli eshte siper jush,dhe pozicioni perbri dhe ai i njohur me emrin "dog style" bejne te mundur qe gruaja te mbetet shume lehte shtatzane.Shmangni cdo pozicion kur gruaja eshte siper.

 

5.Mbajeni spermen per nje kohe te gjate

Pas marredhenies seksuale,nje grua duhet te shtrihet me kurriz per te pakten 15-20 minuta.Akoma me mire nese ajo vendos nje jastek posht kurrizit dhe qendron shtrire.Mbajtja drejt e shtylles kurrizore ndihmon qe sperma te qendroje ne trupin e gruas per nje kohe te gjate.

Lini nje koment

time130x130

Na ndiqni