You are here: HomeShendetiShtatzaniaVitaminat thelbesore per shtatzanine

Vitaminat thelbesore per shtatzanine

Publikuar ne Shtatzania Monday, 08 July 2013 18:04

Ka disa lloje te ndryshme vitaminash qe jane thelbesore te cilat duhet te perfshihen ne dieten e shtatzanise.Shume gra pyesin veten per llojin dhe burimin e vitaminave te paralindjes te pershtatshme per femijen e tyre.

 

Ja nje liste te vitaminave qe jane te mira per grate shtatzane

 

Vitamina A

Vitamina A eshte e ruajtur ne melcine e njeriut dhe kjo vitamine eshte e rendesishme per rritjen e embrionit te femijes.Kjo perfshin zhvillimin e trurit te femijes, te eshtrave, dhembeve, zemres, vesheve, syve, rrugeve te frymemarrjes, qarkullimit te gjakut dhe sistemit nervor.Gjithashu vitamina A eshte e rendesishme per riparimin e indeve te paslindjes.Per kete arsye ne fazat e mevonshme te shtatzanise grate jane rekomanduar te perdorin ushqime me vitamine A si qumesht, veze, karot, spinaq, patate dhe perime jeshile.

 

Vitamina C

Vitamina C e njohur si acidi askorbike eshte e rendesishme per riparimin e indeve, per lekure te shendteshme dhe per rritjen e eshtrave dhe dhembeve.Doza e kesaj vitamine eshte e rendesishme si per foshnjen dhe per gruan shtatzane.Gjithashtu kjo vitamine ndihmon dhe per absorbimin e hekurit.Nje mangesi e vitamines C mund te pengoje zhvillimin e trurit.Vitamine C permbajne : domatet, brokoli, luleshtrydhet, papaja, patatet, bishtajat,portokallet.

 

Vitamina E

Kjo vitamine ndihmon per formimin e muskujve dhe te qelizave te kuqe te gjakut.Mirepo beni kujdes ne perdorimin e dozes se kesaj vitamine, sepse perdorimi i tepert i saj mund te jete e rrezikshme per shtatzanine.

 

Vitamina D

Mungesa e vitamines  D eshte e lidhur ngushte me formimin e vonuar ose deformimin skeletor dhe rrezikun e nderlikimeve te shtatzanise.Vitamina D ndalon rrezikun per semundjet si diabeti,kancerit, semundjet autoimune dhe ato te mishrave te dhembeve.

 

Thiamine

Eshte nje vitamine e tretshme ne uje qe i perket grupit B te vitaminave.Gjeresisht e referuar si vitamine B1, luan nje rol te rendesishem ne metabolizmin e proceseve te tjera jetesore.Eshte e rendesishme per nxjerrjen e energjise nga glukoza dhe ne rrezikun e uljes se peshes se femijes.

 

Riboflavin

Robiflavin (vitamin B2) eshte e nevojshme nga grate shtatzane per imunitet te mire.Ndihmon ne prodhimin e energjise per metabolizmin e yndyrnave, proteinave, si dhe karbohidrateve.

 

Acid Folik

Zakonisht e referuar si vitamine B9, acidi folik zvogelon rrezikun e defekteve te tubave nervore.Grate gjate muajve te pare te shtatzanise jane te rekomanduara qe te marrin nje doze ditore te acidit folik.Portokallet, perimet jeshile dhe arrat jane disa nga burimet e saj.

 

 

Lini nje koment