You are here: HomeShendetiKeshilla praktikeKanceri sipas studimeve me i rrezikshem tek meshkujt sesa tek femrat

Kanceri sipas studimeve me i rrezikshem tek meshkujt sesa tek femrat Zgjedhur

Publikuar ne Keshilla praktike Monday, 07 April 2014 11:17

Studimi rreth hulumtimit të kancerit në Britani të Madhe ka ardhur deri tek një informacion brengosës. Shpesh herë meshkujt lavdërohen për dominimin e tyre në sfera të ndryshme në krahasim me femrat, por ky dominim nuk do të ju pëlqejë. Bëhet fjalë për një hulumtim britanik i cili ka ardhur në përfundim se deri 30% e meshkujve vdesin më shumë nga kanceri në krahasim me femrat.

 

Ky fakt i hidhur shpjegohet me atë se meshkujt më shpesh preken nga lloje më të rënda të kancerit siç janë mushkëritë dhe fëshikza. Nuk ekziston mbrojtje komplete nga kanceri, por ekzistojnë disa gjëra që mund t'i bëni në shenjë parandalimi. Kur është në pyetje kanceri i mushkërive, si mbrojtje më e mirë parandaluese llogaritet largimi i duhanit nga përdorimi i përditshëm. Që edhe më shumë ta parandaloni rrezikun nga kanceri, kushtoni më shumë vëmendje edhe peshës tuaj. Trashësia dhe kilogramet e tepërta janë të lidhura me kancerin në zorrë por edhe me atë në tru. Kushtoni kujdes mënyrës së të ushqyerit dhe stilit të jetesës. Ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti i rregullt fizik janë mënyra e vërtetë për tu mbrojtur nga kjo sëmundje e rrezikshme por jo vetëm.

Lini nje koment