You are here: HomeShendetiKeshilla praktikeStres pa fund?! Ja cfare sygjerohet !

Stres pa fund?! Ja cfare sygjerohet !

Publikuar ne Keshilla praktike Tuesday, 18 March 2014 12:44

Është pa dyshim një nga "sëmundjet" që kap njeriun e ditëve të sotme me ritmet frenetike të jetës. Përveçse një gjendje jo e mirë, stresi mund të bëhet shkak edhe për sëmundje të tjera. Prandaj, për ta mbajtur nën kontroll mjafton t'i drejtohemi natyrës, duke zgjedhur barërat, një mundësi e artë për të rikthyer qetësinë dhe ekuilibrin psikofizik.

 

Valeriana është aleati më i mirë kundër stresit. Shtendos nervat, zvogëlon tensionin dhe rikthen qetësinë. Mund të përdoren koncentratet në formë shurupi, të cilat kombinohen edhe me barëra të tjera me efekt qetësues.Një efekt të ngjashëm ka edhe kamomili, i njohur për vetitë e tij qetësuese. Një tjetër lule shumë efikase kundër stresit është mokthi. Lulja e verdhë njihet për efektet e saj pozitive në kufizimin e stresit dhe largimin nga tensionet e ditës.

Lini nje koment