You are here: HomeShendetiKeshilla praktikeSi te jeni nje nene e mire

Si te jeni nje nene e mire Zgjedhur

Publikuar ne Keshilla praktike Monday, 17 March 2014 12:00

Për shumë nëna, amësia është vetëm një nga përgjegjësitë panumërta. Shumë nëna sot punojnë, janë amvise dhe për këtë shkak, nganjëherë fëmijëve iu kushtojnë më pak vëmendje. Në qoftë se kjo ju bën të ndjeni keqardhje, këtu janë disa mënyra për të rregulluar këtë.

 

Le të jetë amësia prioritet

Asnjë shfaqje televizive nuk duhet të jetë më e rëndësishme se fëmija juaj. Kohën që do ta shpenzonit duke shikuar televizor, kaloni me fëmijën tuaj. Hiqni dorë nga shfaqja që ju intereson më së paku. Kur duhet të udhëtoni diku, vendosni për të udhëtuar vetëm nëse është e nevojshme, ose në qoftë se mund të merrni edhe fëmijën tuaj.

Dëgjoni

Mëso për të dëgjuar më mirë. Nëse doni të ndikoni në fëmijën tuaj, duhet të dëgjoni atë dhe të dini se si të ndërhyni kur doni të ndikoni në atë.

Zgjohuni më herët

Zgjohuni gjysmë ore më herët se sa fëmija juaj, që të jeni e freskët dhe mentalisht e përgatitur për fëmijën tuaj.

Lexoni së bashku

Lexoni së bashku me fëmijën tuaj. Lexoni të njëjtin libër të tij disa herë, nëse është nevoja, pa marrë parasysh se sa i mërzitshëm është tregimi. Ashtu do të lidheni edhe më shumë me fëmijën tuaj.

Vëzhgoni fëmijën tuaj

Shikoni në sytë e fëmijës suaj, kur bisedoni me të. Përqendrohuni vetëm në atë, në ato momente. Në këtë mënyrë do ta kuptojë se e vlerësoni sa duhet.

Luani së bashku

Luani së bashku ndonjë lojë të zakonshme ose ndonjë video lojë. Le të jenë rregullat sipas tij, ju edhe ashtu nuk do të mërziteni se a do të fitoni, pasi tashmë keni fituar në qoftë se fëmija juaj ndihet mirë me praninë tuaj.

Caktoni një orar të përbashkët

Përcaktoni kohën që do të jetë e rezervuar për fëmijën tuaj. Gjatë kësaj periudhe mos u përgjigjeni në telefon, as mos e shikoni kur cingëron, mos flisni me dikë tjetër dhe përqendrohuni vetëm në nevojat, dëshirat dhe tregimet e fëmijës suaj.

Lini nje koment