You are here: HomeShendetiKeshilla praktikeÇfare eshte me mire te hani gjate dites?

Çfare eshte me mire te hani gjate dites?

Publikuar ne Keshilla praktike Tuesday, 04 February 2014 12:48

Ushqimi i shëndetshëm është ndër shtyllat kryesore për të pasur një jetë të shëndetshme. Por, e rëndësishme nuk është vetëm ajo çfarë konsumoni, por edhe koha kur e konsumoni.
"Ushqimi dikton gjithçka, që nga gjendja shpirtërore dhe niveli i energjisë, deri te kualiteti i gjumit dhe uria", thotë dietologia Marci Anderson. Andaj, nëse dëshironi që jeni plot energji në mëngjes, të qetësoheni për drekë dhe të siguroheni se bëni gjumë të mirë në mbrëmje, zgjedhja e mençur e ushqimeve do t'u ndihmojë në këtë drejtim. Nuk është e thënë të hani gjithçka që shkruhet – vetëm se zgjidhni ato që u përshtaten nevojave tuaja.


Ora 7:00 – Qëllimi: Të krijoni ndjenjë ngopjeje
Ndjeheni të uritur kur zgjoheni? Mirë! Kjo është shenjë se metabolizmi juaj ka funksionuar. Mos e shmangni mëngjesin, pasi ushqimi i qëlluar gjatë kafjallit lidhet me një metabolizëm dhe shëndet më të mirë. Hani brenda një ore që nga zgjidhmi dhe siguroni një ekuilibër të karbohidrateve të përbëra, yndyrave dhe proteinave, që do t'u ndihmojë të kontrolloni më mirë apetitin gjatë orëve mëngjesit.
Ora 9:00 – Qëllimi: Ruajtja e përqendrimit në punë
Sigurisht më shumë jeni të prirë t'i ofroni organizmit tuaj një lugë kafe çdo mëngjes, e cila do t'u mundësojë të përqendroheni në punën tuaj. Hulumtimet kanë treguar se pirja e deri në tre kafeve në ditë është veprim shumë i shëndetshëm. Por, për të pasur një efekt të njëjtë por me më pak kafeinë, zgjidhni çajin e gjelbër. Ai është i pasur me antioksidues të cilët ndihmojnë në funksionimin më të mirë të qelizave të trurit, përmirësojnë mbajtjen mend dhe mësimin.
Ora 11:00 – Qëllimi: Të shmangni kaloritë
Po, mëngjesi do t'u bëjë të ngopur, por normalisht do ta ndjeni urinë pas tre ose katër orëve. Në vend se të ktheheni kah ushqimet e shijshme si biskotat ose brumërat tjera të ëmbla, parandalojeni atë para se uria t'u pushtojë. Konsumoni ca jogurt, që do t'ua ulë urinë falë proteinave. Pastaj, nëse ndonjë simite duket e parezistueshme, hajeni gjysmën.
Ora 13:00 – Qëllimi: Uleni stresin
Nëse mëngjesi ka qenë i mbushur me angazhime të cilat
u kanë dhënë presion, hani një sallatë me spinaq, kungull të gjelbër dhe kuino (ose hidhni sipër kokrra misri). Ato do t'u ofrojnë vitaminë B6, e cila ndihmon prodhimin e neurotransmetuesve që stabilizojnë gjendjen shpirtërore dhe sistemin nervor. Kuino është e pasur me proteina dhe magnez, që relakson enët e gjakut dhe muskujt.
Ora 15:30 – Qëllimi: Ta pengoni rënien e energjisë gjatë pasdites
Ndoshta do të vendosni për një tjetër kafe ose diçka të ëmbël me qëllim që të largoni lodhjen e pasdites, por kafeina do t'u pengojë për më vonë, kur të shtriheni në krevat, derisa sheqeri mund t'u çojë në rënie edhe më të madhe të energjisë, për të cilën do të ndjeheni edhe më të lodhur. Në anën tjetër, energji do t'u ofrojnë frutat arrore ose kombinimi i tyre me pemë. Një plus është se konsumimi me masë i frutave arrore lidhet edhe me një ulje të peshës trupore dhe të madhësisë së belit.
Ora 17: 00 – Qëllimi: Të përgatiteni për stërvitje
Nëse pas punës shkoni në stërvitje, ju sigurisht mendoni të ushqeni edhe muskujt. Zgjidhni ushqime mirë të tretshme që përmbajnë karbohidrate, të cilat do t'u ofrojnë energji, ndërsa nuk do të jenë të mundimshme për lukthin. Mendoni për një kombinim të frutave të malit me qumësht ose jogurt. Nëse nuk jeni të uritur, pini ndonjë lëng pa sheqer ose një gotë ujë kokosi – kjo ua ofron elektrolitët të cilët do t'u japin energji dhe do t'u mbajnë të hidratuar.
Ora 19:00 – Qëllimi: Ta kontrolloni peshën gjatë darkës
Pas darkës sigurisht se ka më pak gjasa të lëvizni, veçanërisht në muajt e dimrit. Edhe pse lëvizja është mënyra më e mirë për t'i harxhuar kaloritë e dëmshme pas ushqimit, rezultat mund të arrini edhe duke shtuar ca ushqime djegëse në darkën tuaj. Ato do t'ua shpejtojnë metabolizmin dhe do t'u ndihmojnë ta kontrolloni apetitin. Doni edhe një ide për të kontrolluar peshën? Gatuani gjellën me perime dhe mëlmesa. Në ushqim shtoni më pak yndyra dhe hidhni erëza – kështu darka do të jetë njëjtë e shijshme, ndërsa do të merrni shumë më pak kalori. Për këtë arsye, hidhni ushqimit tuaj ca pluhur të specave, origanos ose hudhrës.
Ora 22:00 – Qëllimi: Të flini
Nëse keni probleme të bini në gjumë, fillimisht pyeteni veten nëse jeni të uritur. Nëse po, pini një gotë qumësht të sojës me vanilje. Ajo përmban karbohidrate të cilat mbajnë në nivel prodhimin e triptofanit, aminoacidit i cili do t'ju bëjë menjëherë të flini. Ai i ndihmon organizmit të prodhojë serotoninën, një neurotransmetues që i tregon trurit se është koha për gjumë. Përveç kësaj, kalciumi ndihmon në relaksimin e qelizave të gjakut, duke dhënë një efekt tjetër qetësues.

Lini nje koment