You are here: HomeShendetiKeshilla praktikeSi te parandalojme dhimbjen e kokes?

Si te parandalojme dhimbjen e kokes?

Publikuar ne Keshilla praktike Friday, 19 April 2013 21:29

Kur themi se diçka na jep nje dhimbje koke, do te thote se ajo eshte e pakendeshme.Dhimbja e kokes eshte nje nga semundjet me te zakonshme, megjithese nuk ndihemi rehat kur e kemi. Tensioni shkakton shume dhimbje koke, dhe zakonisht merret trajtimi perkates ose duke pire nje aspirine. Por ndonjehere behet kronike dhimbja e kokes, pavaresisht nga perpjekjet tuaja me te mira per te penguar efektet e saj. Shpesh, vleresimi yne se kush na i shkakton dhimbjen e kokes eshte i pasakte, dhe kjo na çon ne perpjekje per veprime korrigjuese .


1. Sinoziti
Dimri ka perfunduar, dhe femijet jane te lumtur duke luajtur ne natyre, por ju jeni paksa te plogesht, keni teshtima, sy te perlotur. Pervec syve te perlotur dhe hundeve te bllokuara keni dhe dhimbje koke e cila nuk ndalon derisa te perfundoje dimri. Te dyja sinuset dhe alergjia e dhimbjes se kokes jane me te rralla sec mund ta mendoni, dhe mendoni se arsyet e kesaj dhimbje kane te bejne me faktore te tjere. Cfare ndodh kur nje ndryshim stinesh na shoqerohet me dhimbje koke? Sinuset jane me ajer te mbushur nga dhembet deri tek kafka e kokes. Kur sistemi i kullimit te sinuseve kthehet mbrapsht , sinuset tuaja irritohen dhe kjo ju ben pak te semure dhe te ndjeni dhimbje ne balle dhe tek pjesa e hundes.Nese dhimbja juaj eshte e lidhur me sinuset mos e ngaterroni trajtimin duke menduar se kalon vet, pra kuroni sinuset duke perdorur antibiotike, humidifier ose spray hundesh. E njejta gje vlen edhe per alergjite qe shkaktojne dhimbje te kokes.


2. Migrena
Eshte dhimbja me e keqe nga te gjitha llojet e dhimbjeve te kokes. Afersisht nje ne 10 amerikane vuan nga migrena dhe pjesa me e madhe jane kryesisht femrat.Shkaktohet nga inflamacione te eneve te gjakut dhe arterieve qe lidhen me trurin te cilat te cojne ne piken qe keni shume dhimbje koke. Ju vjen per te vjell, rritet presioni i gjakut dhe ndjeshmeria e sensoreve shqisore.Nuk ka trajtim fiks per migrenen, por ka disa alternativa. Trajtimet e migrenes perfshijne anit-depresante, ilace anti-inflamatore (NSAIDS), beta-blocker. Megjithese njerezit reagojne ne menyra te ndryshme nga trajtimet dhe per kete duhet qe doktori juaj t 'iu japi nje kombinim te ketyre ilaceve.


3. Dhimbje koke nga sforcimi i syrit
Shikimi i televizorit, qendrimi per shume ore ne erresire me driten e celularit dhe perqendrimi per shume kohe ne kompjuter shkakton nje dhimbje koke. Nje menyre mbrojtje nga kjo dhimbje koke eshte reduktimi i qendrimit ne kompjuter per shume kohe edhe sforcimi i syve ne erresire me cellular. Nese keni nje pune qe duhet te qendroni per shume kohe para kompjuterit atehere perdorni ekrane kunder verbimit.Nese edhe ne kete rast nuk pushon dhimbja atehere vizitoni nje okulist qe t 'iu beje nje vizite dhe mbase keni nevoje per syze optike.


4. Dhimbje koke hormonale
Femrat mund te perjetojne dhimbje koke per shkak te zbaticave dhe baticave te hormoneve te tyre. Per kete ndikon estrogeni dhe progresteroni. Keto dhimbje koke ndonjehere quhen migrene menstruacionesh. Femrat ndjejne me shume dhimbje koke ne ditet para se te vijne menstruacionet. Perdorimi i pilulave kontraceptive mund te lehtesoje dhimbjen e kokes. Mjeket ne keto raste keshillojne te pihen ilace si advil, motrin si dhe duke vene nje komprese te ftohte tek qafa dhe shpatullat te shoqeruar me nje masazhim.Nderkohe gjate menopauzes keshillohet qe grate te pijne ilace qe kane te bejne me estrogenin dhe progresteronin.


5. Kafeina shkakton dhimbje koke
Kafja perdoret nga shume njerez ne mbare boten. Asnje nuk e koncepton diten apo mengjesin pa pire nje kafe. Studiesit kane arritur ne konkluzionin se presioni i gjakut ne tru rritet nga perdorimi i kafes duke shkaktuar enjte te eneve te gjakut te cilat sjellin dhimbje koke. Largimi i kafeines nga trupi juaj do iu largoje dhimbjen e kokes.

Lini nje koment