You are here: HomeShendetiJeta seksuale“Seksi i zëshëm” është seks kualitativ!

“Seksi i zëshëm” është seks kualitativ! Zgjedhur

Publikuar ne Jeta seksuale Tuesday, 06 May 2014 12:12

Shprehja vokale e kënaqësisë në shtrat është e lidhur me kualitetin e jetës seksuale, ka treguar një studim britanik. Shkencëtarët llogarisin se tingujt e zëshëm janë vërtetim se seksi është i mirë, ndërsa femrat reagojnë pozitivisht nëse edhe mashkulli është i zëshëm në shtrat.

 

Rreth 92% e të anketuarve femra dhe meshkuj kanë deklaruar se seksi i zëshëm është më kualitativ pasi e rrit vetëbesimin tek partneri, gjegjësisht në të kënaqen njësoj të dy gjinitë. Dy të tretat e të anketuarve kanë zbuluar se janë më të zëshëm kur e vërejnë se partneri është afër majës, me çka ai edhe më shumë do të kënaqej. Anketa e kompanisë Lovehoney, e cila shet seks lojëra, ka treguar se prapë femrat janë ato më të zëshmet në marrëdhëniet seksuale. Një nga arsyet është se femrat kanë orgazëm më intensiv se meshkujt. Një tjetër shpjegim është se përfaqësueset e gjinisë më të butë ndjejnë shtypje dhe në këtë mënyrë e shprehin kënaqësinë dhe kështu e bindin partnerin se po kënaqen.

Lini nje koment