You are here: HomeShendetiJeta seksualeCfare te konsumoni para se te kryeni marredhenie seksuale !

Cfare te konsumoni para se te kryeni marredhenie seksuale !

Publikuar ne Jeta seksuale Friday, 07 February 2014 11:20

Meshkuj, nëse dëshironi ereksion fantastik, hani këta artikuj ushqimorë. Pikërisht vitamina B e cila gjendet në banane ndihmon në forcimin dhe përmirësimin e aktivitetit në shtrat, sepse shton energjinë dhe ul stresin.
Artikujt ushqimorë të cilët ndihmojnë që të bëheni mashkull me më shumë potencë dhe së dashurës suaj t'i ofroni seks edhe më të mirë dhe më të zjarrtë, njihen si afrodiziakë. Ka mjaft, transmeton Telegrafi, ndërkaq ne po jua japim listën e atyre ushqimeve që ju ndihmojnë të përmirësoni performancën në shtrat.
Banania
Pikërisht vitamina B që përmban banania është e shkëlqyeshme për forcimin dhe përmirësimin e aktivitetit në shtrat, sepse shton energjinë dhe ul stresin. Banania përmban një sërë përbërësish të tjerë të mirë, siç janë triptofani, amino-thartina e cila ndihmon në prodhimin e hormonit të lumturisë – serotoninën, pastaj kaliumi, i cili shfrytëzohet për prodhimin e hormoneve seksuale si dhe bromelainën – enzimë e cila përmirëson qarkullimin e gjakut dhe shton libidonë.
Farat e kungullit dhe të lulediellit
Këta artikuj ngrenë nivelin e zinkut, i cili është kyç për përmirësimin e shëndetit të spermës dhe nivelit të testosteronit. Veç kësaj, farat e kungullit dhe të lulediellit janë plot me yndyra të shëndetshme, gjë që janë shumë të rëndësishme për shëndetin intim.
Selinoja
Konsumimi i selinos mund të shtojë sasinë e feromonit dhe androsteronit, e cila është pikërisht afrodiziak natyral, i cili gjendet në djersën e mashkullit. Gjithashtu mund të ndikojnë në zgjerimin e enëve të gjakut, gjë që shton dëshirën seksuale dhe rezulton me orgazëm më të fuqishëm.

Lini nje koment