You are here: HomeShendetiJeta seksuale Disa menyra per te thyer rutinen ne shtrat

Disa menyra per te thyer rutinen ne shtrat

Publikuar ne Jeta seksuale Tuesday, 01 October 2013 13:19

Eshte e kuptueshme kur keni kohe te lidhur bashke, pasioni zbehet. Por kjo sdo te thote qe nuk e doni me njeri-tjetrin, apo ju duket me pak terheqes. Kjo do te thote qe eshte koha te thyeni rregullat dhe te ndryshoni rutinen. Kjo rutine dhe monotoni mund te ndikoje ne marredhenien tuaj me partnerin.

 

Ja disa menyra:

 

Ka gjithmone kohe per "nje te shpejte"
Seksi i shpejte mund te jete zbavites dhe ju shton akoma me shume deshiren per te. Kur ciftet shprehin fizikisht deshiren e tyre per njeri-tjetrin, kjo shton intimitetin. Perfito kur femijet i keni cuar tek gjysherit dhe shtrengoni pas vetes partnerin. Nese keni kohe qe rrini bashke, nje sulm erotik surprize do tju beje te enderroni per ditet ne vazhdim.

 

Kujtoni "kohet e vjetra"
Dihet tashme qe ne fillim te cdo lidhje partneret mezi presin te qendrojne vetem e te zhyten ne pasion. Ka raste ku keni ngecur dhe ne makine sepse ju dukej shume e gjate rruga per te shkuar ne dhomen e gjumit. Kujtoni pra njehere keto kohe te lavdishme. Vish nje nate te brendshme provokuese, ulu ne sediljen e pasme te makines dhe joshe partnerin si dikur. Strategjia eshte e thjeshte: rizgjoni ato ndjesi te pakontrolluara qe ju bene te cmendeshit per njeri-tjetrin.

 

Provoni gjera te reja
Per te thyer rutinen ne shtrat provoni pozicione te reja ose beni nje vizite ne "Dyqanin e lodrave intime". Do te gjeni gjera interesante dhe argetuese.Mund te provoni zarin e seksit dhe te beni c'thote ai ose blini nje loje me letra ku jane shkruajtur gjera pikante. Seksi eshte zbavites prandaj luani me te. Gjithashtu nje tjeter ide eshte te vendosni pasqyra ne dhomen e gjumit, perballe krevatit dhe te jeni te sigurt qe kur shihni veten dhe partnerin, eksitimi juaj rritet me shume.

 

Kushtojini rendesi lojrave paraprake ne shtrat
Lojrat paraprake jane shume te rendesishme ne nje marredhenie. Ato zgjojne deshiren, rrisin eksitimin dhe ju pergatisin per arritjen e kenaqesise. Provoni ti lidhni syte ose duart partnerit dhe vazhdo te prekesh pikat e tij erogjene. Tashme ti je Lolita e tij e parezistueshme. Rezultati do te jete aq mbreselenes sa do te kerkoni ta provoni perseri.

 

Beni paqe me seks
Keni degjuar te thone qe seksi pas nje zenke eshte me i miri. Duket pak e cuditshme qe te mendosh per te kur je e nervozuar dhe e vetmja gje qe do eshte ta godasesh parnerin e te nxjerresh inatin. POR, eshte e mundur qe te gjithe zemerimin e zenkes ta ktheni ne energji seksuale. Ne realitet, pas nje zenke trupi yt prodhon sasi te konsiderueshme adrenaline dhe dopamine, nxites te deshires seksuale. Heren tjeter kur te ziheni kujtohuni qe lufta fitohet ne shtrat duke bere seks pasionant.

 

Mbani mend : Qe nje marredhenie te funksionoje sekreti eshte KOMUNIKIMI

Lini nje koment