You are here: HomeShendetiJeta seksuale8 Dobite shendetsore te marredhenieve seksuale

8 Dobite shendetsore te marredhenieve seksuale

Publikuar ne Jeta seksuale Tuesday, 16 July 2013 10:44

1.Zemer e shendetshme

Seksi eshte pjesa thelbesore e jetes qe ndikon drejperdrejt ne shendetin e pergjithshem.Jo vetem qe permbush deshiren per kenaqesi, por gjithashtu permireson funksionin e zemres, duke e bere me te shendetshme.Kur dikush kryen marredhenie seksuale rrahjet e zemres nga 70 per minute normalja shkojne ne 150 rrahje per minute, e cila eshte nje trajnim shume i mire kardiovaskular.Gjithashtu nje studim i fundit zbuloi se duke kryer marredhenie seksuale te pakten 3 here ne jave ul rrezikun e atakeve te zemres rreth 50 %.

2.Vepron si nje vrases natyror i dhimbjes

Seksi vepron si nje vrases natyror i dhimbjes duke rritur nivelin e endorfines ne trup.Endorfinat jane neurotrasmetues te prodhuar nga gjendra e hipofizes dhe hipotalamusit ne shtyllen kurrizore gjate eksitimit, dhimbjes,dashurise dhe orgazmes.dmth ndjehen hormonet e mira.Endorfina kur leshohet ne gjak rregullon gjendjen shpirterore duke shkaktuar nje gjendje euforie.

3.Djeg kalorite

Marredheniet seksuale jane baraz me fitnessin te cilat bejne te mundur djegien e shume kalorive te konsumuara gjate dites.Rreth 200 kalori ose me shume mund te digjen nese kryeni 30 minuta aktivitet seksual i cili eshte i barabarte me nje vrapim prej 15 minutash.

4.Rrit pritshmerite e jetes

Studime te ndryshme kane arritur ne konkluzion se njerezit qe kryejne nje aktiviteti normal seksual jane me te prirur te jetojne me gjate se te tjeret.Studimet tregojne se meshkujt qe jane dy here me aktive jane me te prirur te jetojne me gjate.Studimi tregoi se meshkujt te cilet raportuan frekuencen me te larte te orgazmes jetojne 2 here me shume se ata te cilet nuk e gezojne sic duhet marredhenien seksuale.

5.Forcon imunitetin

Kryerja e marredhenieve seksuale 2 apo 3 here ne jave lidhet me nivelet e larta te prodhimit te antitrupave.Nje studim qe perfshiu 120 studente kolegji, analizoi dhe anketoi se sa shpesh ata kryenin ne jave marredhenie seksuale , dhe i mori mostren e peshtymes se tyre.Perfundimet dhe analizuat zbuluan se ata qe kryenin 2 a 3 here ne jave marredhenie seksuale kishin nivele me te larta te imuglobulines, pra te antitrupit qe ndihmon per te shmangur nje infeksion apo te ftohtin.

6.Nje respekt me te mire

Nje eksperience e bukur seksuale me te dashurin tuaj te zemres rrit respektin per njeri-tjetrin.Nje person seksualisht i shendetshem gjithmone ka qendrim pozitiv dhe nje vet-respektim me te mire.

7.Forcon muskujt e legenit

Aktiviteti i shpeshte seksuale forcon muskujt e legenit.Per femrat, te cilat mund te ushtrojne ushtrimet e legenit te quajtura Klegen, mund te ndjejne me shume kenaqesi ne momentin e kryerjes se marredhenies seksuale.

8.Nje gjume me te mire

Hulumtimet tregojne se oksitocina qe lirohet gjate orgazmes nxit gjumin.Pra marredheniet seksuale sigurojne nje gjume te qete dhe me te mire, duke siguruar nje peshe te shendetshme dhe nje presion te gjakut me te mire.

Lini nje koment