You are here: HomeShendetiShtatzaniaCfare duhe te dime mbi testin e shtatezanise

Cfare duhe te dime mbi testin e shtatezanise

Publikuar ne Shtatzania Tuesday, 21 May 2013 11:32

Nese keni nje vonese te ciklit ka shume mundesi te keni mbetur shtatzene. Nje element qe mund t'ju ndihmoje te percaktoni kete, eshte testi i shtatzanise qe arrin te jete deri ne 99% i sakte. Testet qe ne blejme ne farmaci jane teste urinare qe arrijne te percaktojne sasine e hormonit hCG (i cili nuk ekziston tek nje femer jo shtatzene). Ky test ka ne permbajtjen e tij disa antitrupa qe reagojne ne prani te hormonit hCG te shtatzanise. Per kujtese: sasia me e larte e hormonit hCG eshte ne javen e 7 -12 te shtatzanise. Me pas sasia e ketij hormoni ulet dhe pikerisht per kete fillojne te rrallohen dhe te vjellat pas javes se 12 – te, te shtatzanise. Me pas sasia e hormoneve stabilizohet dhe mbetet e tille per gjate gjithe shtatzanise deri ne 3 javet e fundit para lindjes.

Testi i shtatzanise nga shume femra behet ne momente te ndryshme te dites e megjithate momenti me i pershtatshem per t'a bere ate eshte mengjesi, kur sapo jemi zgjuar nga gjumi, sepse ne kete moment urina eshte me e perqendruar.

Evitoni te pini lengje ne sasi te medha para se te beni testin e shtatzanise, pasi lengjet ulin sasine e hormonit te shtatzanise (hCG) dhe testi mund t'ju referoje keshtu ne nje pergjigje te gabuar.

Testet e shtatzanise sipas gjinekolloges Joelle Blimberg jane shume te sakte nese vertet femrat jane shtatzene, por ndodh qe nga faktoret qe siperpermendem testi te rezultoje negativ dhe ne ndonje rast kur kemi shtatzani ose kur testi ehste i skaduar. Per kete gjinekollogja na keshillon ta ribejme testin tre dite me pas rezultatit te pare negativ qe kemi marre per t'u siguruar mbi shtatzanine tone.

Testi i shtatzanise mund te perdoret fare lehte. Mjafton te vendosim testin ne nje flakon me urine (te sapo bere), ose nen vete kur urinojme dhe mjafton te lexojme pergjigjen rreth 3 minuta me pas, kur testi fillon te ndryshoje shenjat. Ngjyrimi i dritares se vogel te testit do te thote se kemi prezencen e hormonit te shtatzanise (hCG) ne urine. Nese konstatoni se dritarja e vogel e testit nuk ngjyroset, atehere nuk e keni kryer testin me saktesi dhe duhet ta perserisni.

 

Hormoni "gonadotropina corionica" i quajtur hCG ose BETA hCG eshte hormoni qe prodhohet nga trupi i femres, pikerisht ne shtresezen e mitres qe me pas do te mundesoje prodhimin dhe formimin e placentes ne momentin qe fetusi do te pozicionohet ne miter per t'u formuar dhe rritur. Sasia e hCG ne trupin e femres shtatzene rritet cdo 2 – 3 dite duke arritur ne nivelin maksimal te saj qe arrihet ne javen e 12 – te te shtatzanise dhe me pas ai ulet dhe normalizohet deri ne tre jave para lindjes se bebes.

 

Shpesh here testet e shtazanise behen ne kushte shtepiake dhe menjehere sapo marrim rezultatin pozitiv mjeku na keshillon te bejme nje testim mbi gjakun qe te qene me te sakte. Kjo behet per faktin se hormonet hCG shfaqen me pare ne gjak dhe me pas eliminohen me urinen, shpjegon doktoresha gjinekolloge Claude Layet. Testi i shtatzanise ne gjak pervecse na konfirmon me saktesi maksimale gjendjen shtatezene ose jo, na mundeson te percaktojme edhe daten e lindjes se bebes duke u nisur nga perqendrimi i hormoneve. Per t'u patur parasysh eshte se testi i shtatzanise nuk mund te behet menjehere pas nje raporti seksual te pambrojtur, sepse duhen te pakten 6 – 7 dite derisa veza e fekonduar (nese eshte fekonduar) pasi kaloje ne gypin e Fallopit te arrije ne miter. Ne kete menyre embrioni duhet te pozicionohet mire ne mukozat e mitres per te patur keshtu nje fillim shtazanie te shendetshem dhe te cilin mund ta percaktojme me pas me ane te testeve. Prandaj dhe duhet te presim 10 – dite pas fekondimit per te patur nje rezultat te besueshem.esti mund te behet edhe ne ditet pas nje aborti, por rezultati mund te mos jete i sakte pasi ne gjak dhe miter mund te mbeten sasi te hormonit hCG qe eshte rezultat i shtatzanise se meparshme dhe qe tashme eshte nderprere.

Lini nje koment

time130x130

Na ndiqni