You are here: HomeShendetiDieta, PeshaSi te mbani trupin ne forme me zgjuarsi

Si te mbani trupin ne forme me zgjuarsi

Publikuar ne Dieta, Pesha Monday, 15 July 2013 10:23

Kush mendon se vetëm me dietë, duke lënë pa ngrënë vaktet apo duke lëvizur pa fund mund të dobësohet, e ka gabim. Lexoni disa këshilla të tjera që ju ndihmojnë të mbani trupin tuaj në formë.

 

- Hani ngadalë: Hani vaktin tuaj ngadalë, shijojeni dhe përtypeni mirë ushqimin dhe do ta shihni që peshën do ta keni nën kontroll. Kur njeriu ha shpejt nuk e kontrollon dot sasinë e gjërave që konsumon. Kurse kur merr gjithë kohën e duhur, ngopet më shpejt dhe ndihet më mirë në fund të mëngjesit, drekës apo darkës.

 

- Gjumi: Studime të ndryshme kanë treguar se ka një lidhje mes mungesës së gjumit dhe mbipeshës, diabetit, sëmundjeve kardio-vaskulare. Një kërkim i ri i Universitetit të California-s në Los Angeles sqaron se motivet se përse kush fle pak e ka 30 për qind më të ulët nivelin e hormonit Grelina, produkt i stomakut për të rritur oreksin dhe përgjegjës për urinë.

 

- Produktet e qumështit: Çelësi për të mbajtur nën kontroll peshën është të fusësh në dietën ushqimore të përditshme një sasi të konsiderueshme të qumështit dhe produkteve të tij. Teoria është konkluzion i një kërkimi të publikuar nga revista "Nutrition & Metabolism", sipas të cilit qumështi dhe derivatet e tij mund të ndihmojnë organizmin të djegë më shumë yndyra, duke evituar kështu mundësinë e shtimit në peshë.

 

- Ajri i pastër: Falë ajrit të freskët në nivele të larta, si mali, djegia e kalorive mund të jetë më e lehtë. Konkluzioni erdhi pas një kërkimi të kryer nga një grup studiuesish të Universitetit "Ludwig Maximillians" në Monaco, publikuar në revistën "Obesity".

 

- Darka: Nuk duhet rënë në gjumë pa u ushqyer. Teoria se po të mos konsumohet darka humbet peshë është e gabuar. Vaktet nuk duhen mënjanuar dhe duhen konsumuar të gjitha, sigurisht me masë dhe me kujdes.

 

- Kaloritë: Për të arritur 1400 kaloritë e parashikuara në dietën tuaj, nuk ka rëndësi se sa djathë hani. Duhet të keni njohuri për ushqimet që konsumoni dhe vlerën e tyre. Për shembull, 100 kalori të një molle, vlejnë më shumë se 100 kalori të një fete bukë të bardhë.

Për t'u ndjerë më mirë konsumoni ushqime të pasura me fibra, ujë, fruta dhe perime.

Lini nje koment

Video