You are here: HomeShendetiBukuria, Estetika5 gabimet ne kujdesin e lekures

5 gabimet ne kujdesin e lekures Zgjedhur

Publikuar ne Bukuria, Estetika Friday, 21 March 2014 11:06

Ti vendosë një krem mbrojtës për diellin, nuk pi duhan dhe harxhon duke blere kremra të shtrenjte por pavarësisht qëllimeve të mira ti mund të bësh gabime të cilat cojnë në një plakje të parakohshme të lëkurës. Ja kush janë 5 gabimet më të shpeshta të cilat duhen evituar

 

Ekfoljimi i tepruar.

Personat që kanë lëkurë të thatë shpesh mendojnë që ekfoljimi mund ti ndihmoje për eliminimin e qelizave të vdekura. Ekfolijimi i tepruar mund ta përkeqësoje lëkuren e thate duke ulur aftësinë e mbajtjes se ujit dhe duke e bere lëkuren të duket pa gjallëri dhe më të plakur.

 

Përdorimi i të njëjtit krem hidratues gjate gjithë periudhës së vitit

Disa tipe lëkurash janë të yndyrshme në verë dhe të thata në dimër. Kjo ndodh për shkak se ajri në dimër ka ma pak lagështire dhe lëkura mund të dehidratohet më shpejt. Nëse keni një lëkure të yndyrshme mos mendoni se duhet të përdorni gjatë gjithë vitit një hidratues pa përmbajte vajore, ju mund të përdorni një serum ose losion dhe zëvendësojeni me një krem kur ajo thahet.

 

Përdorimi i një larësi të ashpër

Njerëzit e pëlqejnë ndjesinë e pastërtisë mbas përdorimit të larësit që bën shkume ose të një sapuni por kjo ndjesi tregon largimin e lipideve natyrale të lëkurës suaj duke shkaktuar plakje të parakohshme te lëkurës. Në vend të tyre rekomandohen larës me bazë vajore.

Lini nje koment