You are here: HomeShendetiBukuria, Estetika8 menyra per te patur duar te bukura

8 menyra per te patur duar te bukura

Publikuar ne Bukuria, Estetika Tuesday, 05 November 2013 10:02

Diten apo naten,ne shtepi ose jashte,duart  jane ne kontakt cdo moment.Ja disa prej menyrave qe mund te praktikoni per te patur duar te bukura.

 

1.Perdorni nje lares me qumesht per duart

Perpiquni te shmangni sapunet qe permbajne kimikate te rrezikshme si triloksan,e cila permendet si nje antibakterial dhe ne vend te ketij sapuni shikoni per perberes natyral antibakterial si vaji i cajit apo eukaliptus.

 

2.Kurre mos i mbani duart ne uje te ftohte dhe te nxehte

Uji i ftohte mund te shkaktoje nje shtrengim dhe me pas nje shperhapje kapilare qe shpie ne skuqje,ndersa uji i nxehte e ben lekuren te thate.

 

3.Lubrifikimi me vajera 

Vaji eshte menyra me e mire per te marre lageshtiren ne lekure sipas eksperteve, te cilet rekomandojne perdorimin e kremit qe permban vaj karafili.

 

4.Mbrojini duart me krem kunder diellit

Duart tuaja mund te rrudhosen po aq lehte dhe shpejte sa fytyra juaj.Perzjeni kremin me mbrojte kunder diellit SPF 40 me locion.Vetem kremi kunder diellit mund ti mbaje duart tuaja te thata.Ose mund te perdorni nje krem me faktor mbrojtes kunder diellit SPF 22 i cili permban ekstrakte bimore.

 

5.Provoni krem fytyre kunder plakjes pas te 40-tave

Disa njerez perdorin Revitalift-qe permireson elasticitetin gjate manikyrit.Gjate nates mund te aplikoni te pjesa e siperme e duarve kremin kunder plakjes qe perdorni per fytyren tuaj.

 

6.Aplikoni pa kursim masken per duart

Aplikoni butesisht masken me bajame dhe me pas vendosini duart ne nje qese plastike.Merrni nje peshqire te lagur me uje te vaket dhe vendosini duart me gjithe qesen plastike tek peshqiri per 5 minuta.Kjo ndihmon qe maska te depertoje ne lekure.

 

7.Zbuloni shenjat e problemeve shendetsore ne thoin tuaj

Thonjte e bardhe mund te shkaktohen nga problemet e melcise.Gjysma e thonjve roze dhe gjysma e thonjve e bardhe shkaktohen nga problemet e veshkave.Thonjte e verdhe dhe te bute si dhe qe rriten shume ngadale jane shenje e semundjes se mushkerive.

 

8.Shmangni acetonin

Sipas dermatologeve produktet qe duhet te shmangni nese keni thonje te brishte eshte acetoni,heqesi i manikyrit tuaj.Acetoni i zhvesh thonjte dhe i ben te brishta.

 

 

 

Lini nje koment