You are here: HomeShendetiBukuria, EstetikaJa cfare i ndodh lekures kur flini me make-up

Ja cfare i ndodh lekures kur flini me make-up

Publikuar ne Bukuria, Estetika Tuesday, 22 October 2013 10:04

Poret mbyllen dhe lëkura nuk mund të marr frymë. Një prej argumenteve të forta se pse duhet ta pastroni fytyrën në mbrëmje është se i lejoni fytyrës që t'i absorbojë materiet ushqyese që janë të domosdoshme për një lëkurë të shëndetshme. Tani edhe vajzat e reja kanë filluar të përdorin kremrat e natës me retinoide dhe antioksidues. Hidratimi i mbrëmjes i lëkurës është shumë i rëndësishëm, pasi gjatë kohës së gjumit lëkura ka mundësi për rigjenerim. Kuptohet se për një natë nëse shkoni në gjumë me make-up nuk do të vuani edhe aq shumë, kështu që mos e fajësoni veten shumë nëse pas një mbrëmje solemne nuk keni pasur forcë që ta pastroni fytyrën para gjumit. Thjeshtë mundohuni që kjo të mos u bëhet shprehi, pasi rrezikoni shëndetin e lëkurës tuaj.

 

Lini nje koment