You are here: HomeShendetiBukuria, EstetikaMajaja e birres aleat i fuqishem per bukurine

Majaja e birres aleat i fuqishem per bukurine

Publikuar ne Bukuria, Estetika Monday, 30 September 2013 15:02

Majaja e birrës ka vlera të jashtëzakonshme ushqyese. Ajo përmban të gjitha elementet që trupi ka nevojë për të funksionuar siç duhet. Është veçanërisht e pasur në vitamina B, proteina (mbi 40%) dhe minerale të ndryshme. Të gjitha vlerat ushqyesve thelbësore për një lëkurë të shëndetshme.


Në sipërfaqe të lëkurës, majaja ka një efekt antibakterial që lufton kundër akneve. Përveç kësaj, falë përmbajtjes me vitamina dhe minerale, ajo është efektive kundër çehres së zbehtë të lëkurës, thatësisë së saj dhe plakjes, por edhe për forcimin e thonjve. Majaja ka veti probiotike: ajo përmirëson shëndetin e florës së zorrëve të domosdoshme për balancën e duhur të lëkurës.

 

Lini nje koment